E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lotito: Behrami vlen më shumë se 2 mln euro

Juventusi shprehu një interesim të hapur për Valon Behramin, mesfushorin kosovar, i cili bëri paraqitjen më të mirë te skuadra e Zvicrës.
Parimisht presidenti i Lacios, Klaudio Lotito është dakord ta shesë ish-lojtarin e Helas Veronës, por cështja ka mbetur te cmimi i kartonit të tij.
"Unë dua të hedh poshtë të gjitha pretendimet se vlera e Berhamit është vetëm 2 milion euro. Ai vlen më shumë se kaq", - tha Lotito.
Shumë klube janë lidhur me Berhami, përfshirë spanjolle e angleze, por mesa duket kosovari nga Mitrovica do të kalojë edhe një sezon tjetër së bashku me shqiptarin Igli Tare te Lacio.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›