Nuk adapton fëmijë

Nga Express më 27 janar 2011 në ora 16:23
Jennifer Aniston nuk e ka ndërmend që për momentin të bëhet nënë.
Ish aktorja e serialit “Friends” ka hedhur poshtë zërat se ajo është në proces të adaptimit të një fëmije.
“Është lajm komplet i rremë”, ka thënë zëdhënësi i saj për revistën “People”.
“Jennifer nuk po adapton ndonjë bebe nga Meksika dhe as që dëshiron të këtë një kujdestare fëmijësh në shtëpinë e saj. Krejt kjo gjë është një trillim”, ka thënë zëdhënësi.