E Shtunë, 31 Tetor 2026

Low mund ta drejtojë Realin

Ylli i Real Madridit, Mesut Ozil beson se selektori i Gjermanisë, Joachim Low, është i kualifikuar për të drejtuar gjigantin spanjoll.

52 vjeçari përmendet si zëvendësim i mundshëm për Jose Mourinhon, kur portugezi të vendosë të largohet nga Santiago Bernabeu. Dhe Ozil nuk ka asgjë tjetër përveç lëvdatave për Lowin.

“Ai është trajner shumë i mirë, njëri prej më të mirëve në botë. A mund ta drejtojë Real Madridin? Sigurisht, pse jo? Ai ka kualitete të mëdha”, deklaroi Ozil për mediet spanjolle.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›