Low vazhdon me Gjermaninë

Joachim Low pritet ta vazhdojë kontratën e tij në postin e selektorit të Gjermanisë deri në janar të vitit 2012.
“Kam biseduar me presidentin e Federatës dhe kemi arritur marrëveshje për vazhdimin e kontratës edhe për dy vjet të tjerë. Kanë mbetur edhe disa detaje për t’u diskutuar, mirëpo besoj se deri në fund të këtij muaji do ta zyrtarizojmë marrëveshjen e re” tha Low për mediat gjermane.
Low në postin e selektorit të Gjermanisë u emërua pas Kampionatit Botëror 2006 në vend të Jurgen Klinsmannit.