E Diel, 1 Nëntor 2026

Mancini e përkrah Robinhon

Menaxheri i Manchester Cityt, Roberto Mancini, ka insistuar se Robinho ende ka të ardhme në klub pas zëvendësimit në Everton të shtunën.

Braziliani zëvendësoi të lënduarin Roque Santa Cruz pas nëntë minutash, por ishte nxjerrë nga loja pas një ore dhe në vend të tij u inkuadrua Shawn Wright-Phillips.

“A është ky fundi për Robinhon? Jo. Ai është futbollist i mirë. Si gjithë të tjerët në ekip, ai duhet të punojë shumë dhe të luajë mirë” tha Mancini.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›