E Diel, 1 Nëntor 2026

Luajti lekët e xhiros, në pranga 30-vjeçari për kallëzim të rremë

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një shtetas për kallëzim të rremë. Sipas policisë shtetasi Elton Llala, 30 vjec, ka depozituar një kallëzim të rremë penal, ku deklaron se është vjedhur me dhunë nga dy persona të maskuar në rrugën "Bardhok Biba", bar - lojra fati, gjatë momenteve të punës së tij si administrator pranë kësaj pike.

Menjëherë, strukturat e policisë shkuan në vendngjarje duke formuar grupin hetimor nga specialistë të hetimit të krimit, me synim hetimin dhe dokumentimin e kësaj ngjarje.

Nga kryerja e veprimeve të shpejta hetimore, rezultoi se ky shtetas ka kryer kallzim të rremë, pasi në sajë të veprimeve hetimore dhe proceduriale është arritur të provohet se ky shtetas ka bërë kallzim të rremë në polici, pasi shuma e parave të pretenduara të vjedhura nga dy shtetas të maskuar, i ka humbur duke luajtur vetë në këto lojra fati.

Ndaj 32- vjecarit Elton Llala, është marrë masa e arrestit në flagrancë për konsumim të veprës penale të kallzimit të rremë në organet e policisë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›