Luan Hoxha thirret në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara
Shefi I Shtabit të përgjithshëm takim me ambasadarin e Withers
Shefi I Shtabit të Përgjithshëm Luan Hoxha “thirret” në ambasadën e Shteteve të Bashkuara. Gjatë ditës së sotme ambasadari amerikanë pritet të ketë një takim me shefin e shtabit të Përgjitshëm. Lajmi bëhet I ditur nga burime të minitrisë së Mbrojtjestë cilat thonë se takimi me ambasadarin Ëithers është parashikuar gjatë ditës së sotme. Pas tragjedisë së Gërdecit, ambasadori amerikan ka zhvilluar një sërë takimesh ku gjithmonë ka shprehur shqetësimin e Shteteve të Bashkuara mbi hetimet për zbardhjen e kësaj tragjedie.
Takimi
Megjithëse prej pak ditësh Shefi I Shtabit të Përgjithshëm nuk ka qenë në Shqipëri në zyrën e tij ka mbërritur një ftesë që mban firmën e ambsadarit Amerikan Ëithers. Bëhet fjalë për një takim që pritet të zhvillohet gjatë ditës së sotmë ku shefi I Shtabit të Përgjithshëm është ftuar të marrë pjesë. Sipas ftesës amerikane gjithaçka është e argumentuar mbi një vizitë që do të zhvillojnë në Shqipëri, Komandanti I Gardës së Neë Jarsit Glen Reith. Ashtu sin ë të gjitha takimet e fundit të ambasadorit amerikan nuk është çudi që pjesë e bisedës të jetë edhe tragjedia e Gërdecit. Kjo jo vetëm për faktin se Shefi I Shtabit të Përgjithshëm është vënë jo pak herë nën akuzë por edhe për shak të deklaratës së kryetares së kuvendit Jozefina Topalli. Pak ditë më parëKryetarja e Kuvendit, e cila është edhe drejtuesja e Këshillit, në emër të deputetëve të djathtë, i kërkoi dokumente shtese Kryeprokurores, duke e zvarritur akoma më shumë çështjen e imunitetit të Mediut. Kërkesa e kryetares së kuvendit argumentohej me dokumenta të shtabit të Përgjitshëm që sipas Topallit janë mbajtur të fshehta nga Prokuroria
Takimi I Shefit të Shtabit të përgjithshëm vjen pas deklaratës së ambasadorit amerikan në Tiranë, Xhon Uidhers I cili është shprehurmëse i qartë në qëndrimin e tij rreth hetimit për tragjedinë e Gërdecit.. Takimi I nesërm në ambasadën Amerikanë është ftesa më e rëndësishme që ka patur shefi I Shtabit të Përgjithshëm pastragjedisë së 15 marsit ku humbën jetën 26 persona dhe qindra të tjerë u plagosën. Fill pas kësaj ngjarje, Luan Hoxha nuk është dukur në publik, ndërkohë që Ministria I Mbrojtjes u përfshi në një konflikt të hapur ndërmjet forcave ushtarake dhe atyre civile.
Megjithëse është venë nën akuzë nga ish Ministri Mediuderi më tani dëshmi të vetme të Shefit të Shtabit të Përgjithshëm kanë qenë në Prokurorinë e Përgjithshme. Ndërkohë që hetimi I kësaj tragjedie duket se mbahet “peng” nga kuvendi I Shqipërisë. Kjo është vënë re edhe në mbledhjen e fundit të Këshillit të Rregullores dhe Imuniteteve ku deputetët e djathtë, përmes disa pyetjeve tejet sipërfaqësore, nuk trajtonin thelbin e çështjes, por mënyrën se si organi i akuzës kishte depozituar dosjen ndaj Mediut. Duket se kanë qenë pikërisht këto takime të cilat kanë detyryar ambasadorin amerikan të shprehet I qartëndaj ecurisë së hetimeve të këtij procesi.Ambasadori amerikan i ka bërë apel Kuvendit, që çështjen e imunitetit të Fatmir Mediut ta trajtojë në mënyrë të menjëhershme. Madje, sipas ambasadorit Uidhers, qeveria amerikane do të shihte e alarmuar çfarëdo përpjekje për t’ia nënshtruar këtë hetim çfarëdo ndikimi të jashtëm.