E Shtunë, 31 Tetor 2026

Luan Krasniqi rikthehet më 8 mars

Tashmë është zyrtare. Luan Krasniqi ka caktuar datën e rikthimit të tij në ring, dhe kjo do të ndodhë më 8 mars të vitit të ardhshëm. Boksieri shqiptar me pasaportë gjermane nuk është i gatshëm akoma që të varë dorezat në ozhdë, të paktën jo duke i lënë shije të hidhur adhuruesve të tij me një humbje zhgënjyese sic ishte ajo e pësuar nga Tony Thompson. "Do kthehem ne ring. Kam pasur kohë mjaft që të analizoj gjendjen time por në këtë më kanë ndihmuar edhe të afërmit dhe kam marrë vendimin që të boksoj prapë. Nuk mund të tërhiqem me një humbje. Pas vetes kam një karrierë të shkëlqyeshme dhe kjo më mundon", ka thënë Krasniqi për të përdotshmen gjermane "Bild". Kjo është deklarata e parë e Krasniqit që pas humbjes së 14 korrikut përballë Thompsonity. Kundërshtari me të cilin pritet që 36-vjecari i lindur në Junik të Kosovës do të kryqëzojë dorezat është Aleksander Dimitrenko. Boksieri ukrainas ka një bilanc të shkëlqyeshëm prej 27 fitoresh në poaq duele në ringun profesionist dhe konsiderohet si një nga shpresat e mëdha të boksit botëror në kateorinë e rëndë. Akoma nuk është e konfirmuar nga kampi i ukrainasit nëse Dimitrenko do të pranojë sfidën që të diskutojë brezin e titullit të kampionit të Evropës me Krasniqin.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›