E Shtunë, 31 Tetor 2026

Koka e Canës, gol i jashtëzakonshëm

Dy gola me kokë të Zhylien Rodriguez dhe Lorik Canës e transformuan në një sukses të pastër të dominimit marsejez në pjesën e dytë kundër Monakos në fitoren e shumëpritur 2-0.
Pragndeshja kundër Monakos ishte shumë shqetësuese në shtëpinë e Olimpikut të Marsejës, pasi një rezultat negativ do t'i rëndonte akoma më shumë këmbët e "këputura" të Canës me shokë. Në të kundërt ndeshja prodhoi një nga takimet më të bukura gjatë këtij kampionati për formacionin foesen.
Të dy golat u realizuan me kokë, por në mënytë krejt të ndryshme. I pari, ai i Rodriguezit u shënua pas gjuajtjes së tmershme të Shejrusë, topi i u përplas në barikadë dhe i rikthyer te Rodriguezi, realizoi me kokë në minutën e 52-të. I dyti ishte edhe më i pastër: një goditje këndi e ekzekutuar nga Zenden përfundoi në kokën e Canës, i cili me një kërcim të fuqishëm dhe të pagabueshëm ralizoi në minutën e 70-të. Kapiteni i Marsejës u ndëshkua edhe një karton të verdhë.
Olimpiku i Marsejës dominues dhe fitues, ishte lajmi më i bukur për kampionatin, por gjithashtu një ogur i mirë për ndeshjen e së martës, në takimin e rëndësishëm kundër Liverpulit në Ligën e Kampoioneve, nga rezultati i së cilës do të përcaktohet edhe skuadra që do të kalojë midis 16-të më të mirave të Europës.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›