Luan Rama: Basha e Olldashi në garë mes tyre, me PS-në e LSI-në ata humbën
Sekretari i përgjithshëm i LSI-së Luan Rama e ka cilësuar fushatën për zgjedhjen e kreut të PD-së si një fushatë për të sulmuar PS-në dhe LSI-në dhe jo një përballje alternativash.
Në një konferencë për shtyp, Luan Rama theksoi se ata e kanë humbur betejën me Edi Ramën dhe Ilir Metën prandaj duhet të bëjnë garë me tyre.
Keqardhje që fushata elektorale për kreun e Partisë Demokratike në vend që të jetë një ballafaqim alternativash është kthyer një fushatë kundër PS-së dhe LSI-së. Sot dy kandidatët për kreun e PD-së, Lulzim Basha dhe Sokol Olldashi, janë në garë me njëri- tjetrin për të fituar, jo me Edi Ramën apo Ilir Metën, sepse këtë të dytën ata e kanë humbur. Nuk ka kuptim që anatemojnë Ramën e Metën të cilët populli shqiptar me votën e tyre I bëri mazhorancë. Ata janë vetëm përballë njeri-tjetrit këtë radhë. Nëse ata nuk e zëvendësojnë dot Sali Berishën të jenë vetja e tyre në garë me njëri- tjetrin tha Luan Rama.
I pyetur nga gazetarët për përfundimin e programit qeverisës, Rama tha se ai shumë shpejt do të jetë gati për tiu paraqitur Kuvendit të ri për diskutim.
“Po punohet me seriozitet dhe së shpejti do të përfundojmë programin e ri qeverisës dhe përpara se të nisë punën parlamenti i ri ai do të bëhet objekt diskutimi tha Rama.
Rama është pyetur edhe në lidhje me emrat që LSI-ja do të propozojë në qeverinë e re për të cilën theksoi se : Për LSI-në përgjegjësitë qeverisëse janë të barazvlefshme. Në momentin e duhur ne do të mbajmë qëndrimin e duhur se cili emër do të shkojë në qeveri dhe cili do të përmbush detyrat parlamentare. Faktori kryesor i fitores së LSI-së ka qënë raporti njerëzor dhe realist që ne ndërtuam me qytetarët. Ne do të bëjmë që të përmbushim të gjitha premtimet, për rritjen e vendeve të punës dhe rritjen e biznesit, uljen e nivelit të papunësië dhe të varfërisë”.