E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama, mesazh mirënjohjeje Presidentit Nishani

Presidenti i Republikes, Bujar Nishani ka marrë një mesazh mirënjohjeje nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama.

Obama falenderon Nishanin për mesazhin e dërguar me rastin e 237-vjetorit të Pavarësisë.

“Ju falenderoj në emër të popullit amerikan për mesazhin tuaj të mirëmenduar që shprehte urimet teksa ne festonim 237-vjetorin e pavarësisë! Me miratimin e Deklaratës së Pavarësisë më 4 korrik 1776, etërit tanë themelues farkëtuan një komb të bazuar mbi idealet, të cilat me kalimin e kohës, kanë marrë më tepër rëndësi përkushtimin e palëkundur ndaj lirisë, begatisë dhe në kërkim të lumturisë për të gjithë. Në këto kohë të paqarta, unë shpresoj se mund të vazhdojmë të punojmë së bashku për tua sjellë ato bekime njerëzve anembanë botës” thekson Obama.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›