Durrës, kapet arsenal armësh, në pranga 28-vjeçari
Një arsenal armësh është sekuestruar nga policia e Durrësit, ndërsa gjatë aksionit të zhvilluar në fshatin Shkallnur është vënë në pranga një 28 vjeçar.
Policia tha se arsenali i armëve u sekuestruan në banesën e shtetasit Afrim Hoxha, pas informacioneve që kishin marrë në rrugë operative.
Por, operacioni nuk ka qenë i lehtë për blutë e Durrësit, pasi 28-vjeçari Hoxha i ka bërë rezistencë policisë për disa minuta me radhë.
Burimet thanë se 28-vjeçari ka kërcënuar forcat e policisë me dy bomba që i mbante në dorë dhe kërcënonte se do të shpërthente nëse policia nuk tërhiqej.
Pas disa minutash negociatash, Afrim Hoxha është tërhequr nga qëndrimi i tij ekstrem dhe është dorëzuar. Ai është vënë në pranga nga shërbimet policore.
Pas kontrollit në banesën e 28-vjeçarit, u gjetën armë të llojeve dhe kalibrave të ndryshme, mes të cilave automatikë, pistoleta, granata dhe bomba dore.
Policia tha se vijon hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të prejardhjes dhe destinacionin e armëve të zjarrit