E vrava me sharrë elektrike gruan, më tradhtonte
23/11/2011 Burg pa afat 61-vjeçarit, rrëqethet trupi gjykues nga dëshmitë mbi mënyrën e vrasjes
BERAT- Qëllova ndaj gruas pasi isha i bindur se ajo më tradhtonte. Kështu është shprehur Gani Myrteli, i cili akuzohet për vrasjen e bashkëshortes së tij Resmie Myrteli, ngjarje e cila ndodhi ditën e shtunë në fshatin Moravë të rrethit të Beratit. Dëshmi tronditëse janë bërë të ditura sot në lidhje me vrasjen e 58-vjeçares Resmie Myrteli, ku ekspertiza mjeko-ligjore ka përcaktuar se bashkëshorti përdori një elektrosharrë për t’i marrë asaj jetën.
Masa e sigurisë
Gani Myrteli mbërriti paraditen e sotme në gjykatën e rrethit gjyqësor në Berat për t’u njohur me vlefshmërinë e arrestit dhe caktimin e masës së sigurisë. Rreth orës 10:00 Myrteli mbërriti përpara togave të zeza në seancën e parë në ngarkim të tij për t’u njohur me vlerësimin e gjykatës. Sipas burimeve të gjykatës, organi i akuzës ka paraqitur në seancë të parat prova dhe dëshmi mbi të cilat 61-vjeçari akuzohet për vrasjen e bashkëshortes së tij. Gjykatës i është paraqitur raporti mjeko-ligjor ku është përcaktuar qartë se Resmie Myrteli është vrarë me anë të një motosharre pas koke. Mjeti me benzinë sipas raportit mjeko-ligjor është përdorur nga ana e autorit të dyshuar për të prerë pas koke bashkëshorten e tij, pas një grindje të ndodhur mes tyre për shkaqe xhelozie. I pyetur mbi pranimin apo jo të akuzës për vrasjen e bashkëshortes së tij 61-vjeçari është shprehur qartë se e kishte qëlluar bashkëshorten, pasi prej kohësh dyshonte se ajo e tradhtonte. Dëshmia e të akuzuarit mësohet se ka qenë tronditëse për treshen e gjykatës dhe përfaqësuesin e organit të akuzës, pasi 61-vjeçari ka pohuar se kishte përdorur një motosharrë me benzinë kundër bashkëshortes së tij, duke e prerë disa herë pas koke dhe shkaktuar vrasjen e menjëhershme. Pas kërkesës së bërë nga ana e organit të akuzës kryetarja e trupit gjykues Mariana Velçani vendosi të cilësojë si të ligjshëm arrestimin e 61-vjeçarit dhe vendosi ndaj tij masën e sigurisë "arrest me burg" për veprën penale të "vrasjes me dashje". Ngjarja e rëndë që tronditi opinionin publik ndodhi paraditen e së shtunës në fshatin Moravë të rrethit të Beratit, ku pas një grindje me bashkëshorten e tij 61-vjeçari e qëllon atë për vdekje. Grindjet mes çiftit sipas vetë deklaratave të bëra prej tij në polici mësohet se kanë qenë të hershme, pasi prej kohësh
Myrteli akuzonte gruan për tradhti, gjë e cila nuk pranohej prej saj.
Gjykata e Fierit ka pezulluar vendimin e datës 19 shtator të Këshillit Bashkiak. Pezullimi pas denoncimit të anëtarëve të “Aleancës për të ardhmen”