E Diel, 1 Nëntor 2026

Artan Shkembi Do te vazhdoj projektin e nisur me pogradecaret

Aleanca per te ardhmen Fokusi te turizmi per te rritur mireqenien

Artan Shkembi i PS-se kerkon nje mandat te trete ne drejtimin e qytetit sepse eshte i bindur se ka mbajtur premtimet ne dy mandate dhe ka plane te qarta per kater vitet e ardhshme. Ne intervisten e tij per Shqip perqendrohet te punet qe ka bere deri sot ne qytet dhe premton thjesht vazhdimin e projektit te nisur.

Zoti Shkembi po kerkoni nje mandat te trete ne Pogradec a mendoni se mandati qe po mbyllni ishte i suksesshem. A i keni permbushur premtimet tuaja

Kam mbyllur dy mandate ne drejtimin e bashkise se qytetit tim dhe ndihem krenar per premtimet e mbajtura dhe mund te shoh ne sy cdo bashkeqytetar timin sepse jam i bindur qe nuk kam zhgenjyer askend ne premtimet publike. do pogradecar ka sot uje 24 ore ne shtepi dhe ka te permbushur premtimin baze pastrimin e liqenit simbolit te qytetit tone. Keto dy projekte jane realizuar ne kohe dhe me cilesi me kontributin vendimtar te bashkise. Qyteti sot ka nje pamje krejtesisht te transformuar te infrastruktures rrugore trotuareve gjelberimit dhe ndricimit. Sistemimi i akseve kryesore eshte drejt perfundimit dhe investimet jane orientuar drejt sistemimit te ambienteve te brendshme ne lagje e blloqe banimi. Qyteti perjeton bumin e zhvillimit te turizmit per shkak te aktivizimit te elementeve terheqes te tij. shte e pamundur qe ne pak rreshta te permbledh gjithcka qe eshte bere ne keto vite.

Si e shikoni zgjidhjen e papunesise se larte dhe zbutjen e nivelit te varferise

Ndikimi i qeverisjes vendore ne keto dy ceshtje jetike nuk eshte i drejtperdrejte por ne te njejten kohe eshte i domosdoshem ne zbutjen e papunesise dhe permiresimin e jeteses se shtresave ne nevoje. shte qeverisja qendrore qe me politikat e saj duhet te ndikoje drejtperdrejt ne nxitjen e punesimit si dhe ne mbeshtetjen e shtresave qe jetojne nen minimumin jetik. Qeverisja lokale mbeshtet kete proces dhe inkurajon punesimin vecanerisht ne drejtim te sherbimeve. Ne kete aspekt rritja e numrit te turisteve ne qytet ka sjelle nevojen e punesimit sidomos ne periudhen e veres. Mbeshtetja e biznesit te ndertimit duke mos nderprere ne asnje moment funksionimin e KRRT-se ka bere te mundur qe ne kete industri te rritet ndjeshem numri i te punesuarve. Taksat e uleta per hotelerine dhe per shfrytezimin e hapesirave publike kane sjelle gjithashtu rritje te ndjeshme te numrit te shtreterve qe jane katerfishuar ne pese vitet e fundit. Kjo mbeshtetje do te vazhdoje edhe ne vitet qe vijne.

Turizmi mbetet mjeti kryesor i jeteses per shume pogradecare. fare do te beni konkretisht per rritjen e te ardhurave ne kete sektor

Rritja e te ardhurave nga turizmi eshte edhe qellimi i vetem i gjithckaje qe ne bejme per promovimin e tij sepse ne fund te fundit gjithcka ne bejme ka vetem nje qellim rritjen e mireqenies se qytetareve tane. Turizmi eshte industria e dyte e rendesishme me tendence rritjeje nga viti ne vit dhe qe synon te jete faktori kryesor i sigurimit te mireqenies se qytetareve tane. Ne jemi fokusuar ne promovimin e turizmit ne panaire fushata promocionale e spote mediatike nepermjet krijimit te infrastruktures turistike moderne nepermjet krijimit te zyres se informacionit per turizmin te kontakteve me agjenci turistike vendase e te huaja nepermjet krijimit te lidhjeve direkte te hoteleve dhe operatoreve turistike si dhe nepermjet taksimit te ulet ne nivele simbolike.

fare do te beni per disiplinimin e ndertimeve dhe krijimin e hapesirave publike per qytetaret

Pogradeci ka sot Planin e Pergjithshem Rregullues hartuar nga Instituti i Projektimeve Urbane ne konsultim me komunitetin vendas pronare ndertues projektues artiste e intelektuale qytetare autoktone e te ardhur rishtas. Zbatimi i ketij plani rregullues natyrshem po krijon hapesira te reja urbane duke shfrytezuar rreth 50 per qind te siperfaqes per rruge trotuare e parkime hapesira te gjelbra e mjedise argetimi per banoret.

Pogradeci eshte nje qytet ne rritje. Ne 20 vjet nga 18 000 banore qe kishte qyteti numeron me shume se 42000. Kjo rritje e shpejte natyrshem ka sjelle nje bum ndertimesh 1500 prej te cilave jane pa leje. Kjo nevoje per strehim tashme eshte e disiplinuar dhe e orientuar plotesisht duke bere te mundur qe sot gjithcka te behet ne perputhje te plote me studimet urbanistike pjesore dhe ne kriteret plotesisht te percaktuara.

Si do te permiresohet infrastruktura rrugore

Shume qytete sot kane shtruar rruge e trotuare kane asfaltuar e rregulluar rruge e sheshe pa pasur akoma uje dhe kanalizime. E kjo nje dite do tu kushtoje shume sepse do te investohen miliona euro per ujesjelles e kanalizime e do te demtohen miliona te tjera investime te kryera. Ne kemi qene mjaftueshem te duruar per te pritur realizimin e ketyre dy projekteve madhore dhe sot kemi luksin te ndjekim realizimin e projektit duke investuar ne rruge trotuare sheshe e shetitore.

Cili eshte vleresimi juaj per kandidatin kundershtar

Nuk kam shume njohje me kandidatin e LSI-se dhe aktivitetin e tij. Kemi pothuaj nje moshe megjithese nga i njejti qytet jeta na ka bere qe te jemi larg njeri-tjetrit. Ai ka ardhur ne Pogradec per disa muaj gjate kandidimit ne zgjedhjet e vitit 2005 dhe eshte larguar serish pas humbjes. Tashme eshte rikthyer per te rikandiduar kete radhe per kryetar bashkie dhe jam ne pritje te njihem me programin dhe idete e tij per qytetin. Nuk kuptoj shume nga kritika letrare dhe per kete arsye nuk mund te jap nje vleresim per punen dhe kontributin e tij ne letersi. Realisht nuk mund te jap nje vleresim te sakte per aftesi menaxhuese dhe administrative per kandidatin rival sepse nuk e njoh pervojen e tij ne kete fushe. Por shpresoj qe se bashku te bejme nje fushate korrekte dhe te kulturuar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›