E Shtunë, 31 Tetor 2026

S’ka xhelozi në lidhjen time

Nga Express më 25 maj 2011 në ora 08:28

Çiljeta Xhilaga në një intervistë për suplmentin “ Bluetooth”, ka folur për provat intensive që ka këto ditë, por ajo gjen kohën t’u përgjigjet pyetjeve tona. Ajo ka treguar edhe për angazhimin e saj në “Dancing With The Stars”, si dhe për një lajm që ka qarkulluar në internet se kinse ajo ka vdekur.

“Po kaloj një periudhë shumë të mirë. Jam e mbushur me ndjesi pozitive dhe fatmirësisht gjërat janë duke më shkuar mirë në çdo aspekt të jetës”, ka thënë këngëtarja. Ajo thotë se në spektaklin “DWS” kënaqet, por edhe ushtrohet shumë që të jep më të mirën nga vetja e saj.

“Eksperienca nuk ndikon shumë, sepse kërcimet nuk janë të njëjta dhe figurat që duhet të realizohen ndryshojnë, pra lëvizjet janë të ndryshme… Unë personalisht e ndiej vështirësinë që sa vjen dhe rritet, për më tepër që tani kemi filluar me 2 apo 3 kërcime në javë”, tha këngëtarja seksi. Sa i përket konkurrencës, ajo thotë se ka filluar që ta ndiejë më shumë.

“Tashmë i ndiej të gjithë konkurrentë se dhe pak kemi mbetur”. Ndërkaq në lidhje me atë se a është xheloz i dashuri i saj në partnerin me të cilin ajo vallëzon, ajo kthen një përgjigje negative. “Jo, aspak nuk bëhet xheloz dhe nuk ka pse në fakt. Unë si Çanin si Dionin i kam shumë miq të mirë dhe ai këtë e di prej kohësh… Për më tepër që unë me nusen e Dionit jam shumë mike”.

Kurse sa i përket një thashetheme se asaj i ishte propozuar që të konkurrojë për kryetare të një minibashkie, këngëtarja është përgjigjur negativisht. Këngëtarja po ashtu ka qenë objekt i një thashetheme të zezë, ku thuhej se ajo kishte vdekur. “Sigurisht, që një lajm që tronditi familjen, mua dhe miqtë e mi. Përveç gjyqit dhe gjobës s’kam ç’t’i bëj se s’do kenë aq kurajë dhe burrëri të më dalin përpara se në këtë rast e di unë çfarë i bëj, kështu që mbetet alternativa e parë”.

Përgatitet për këngë të reja

Këngëtarja po ashtu ka thënë se në ditët në vijim ka në plan që të realizojë edhe dy këngë. Ajo thotë se njëra është solo, kurse tjetra është një bashkëpunim me Noizy’in. “Në të dyja këngët, Flori është autor”. Sa i përket koncerteve, Xhilaga ka thënë se për shkak të pjesëmarrjes në “DWS” lodhet shumë gjatë provave.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›