Zgjedhjet e parakohshme në “dorë” të BDI-së!
Gëzim Podgorica
Tema e zgjedhjeve të parakohshme në Maqedoni gjithnjë e më shumë po artikulohet si një mundësi jo më hipotetike, por krejt e afërt dhe reale. Veprime që ndihmojnë këtë proces dhe që kanë këtë akses janë edhe iniciativat e fundit të Kryeministrit për punësimet e reja, ku krejt të hapura janë tendencat e rekrutimit politik të militantëve të identifikuar të VMRO-DPMNE-së. Jo rastësisht ai po futet në një valle të tillë, pasi ka bërë kalkulimet e veta brenda shtabit të tij politik. Por nuk janë të vetmet këto lëvizje, që parathonë një gjë të tillë. Duke analizuar edhe lëvizjet e befta të Gruevskit për të shfrytëzuar ndjenja nacionaliste që ndizen më shumë nga problemet e kontekstit me emrin si dhe situata papajtueshmërie me Bashkimin Europian, bëhet gjithnjë e më e mundshme mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme. E vetmja skuadër e përgatitur deri tani për këtë situatë është VMRO-DPMNE, por po përpunon taktikat që të mos jetë ajo iniciatorja e tyre, për të shmangur kësisoj ngecjet e mundshme diplomatike me faktorin ndërkombëtar. Ky i fundit është pozicionuar kundër, prandaj partia maqedonase në pushtet, duke ditur se ka ta hapura një varg problemesh me faktorë jashtë Maqedonisë, u druhet sfidave të iniciuara nga ana e saj.
Deklarata e ditëve të fundit e ish–Kryeministrit maqedonas dhe njëherësh president nderi i VMRO-DPMNE-së, Lupce Georgievski, se zgjedhjet e parakohshme është mirë të mbahen në muajin tetor ose nëntor, por ç’është më e rëndësishmja ato janë në dorën e BDI-së, partisë shqiptare në pushtet, e vendos subjektin politik shqiptar në Qeveri në një situatë ceitnoti. Fërkimet publike, po edhe ato të nëndheshme kanë filluar të jenë të lexueshme prej kohësh. Kërkesa të njëpasnjëshme të karakterit ultimativ nuk kanë marrë përgjigje dhe as janë në axhendën e Gruevskit për t’u zgjidhur, gjë që e ka vënë partinë e zotit Ahmeti në një pozitë të vështirë me përkrahësit, por edhe gjithë opinionin shqiptar në Maqedoni. Jo një herë ajo po akuzohet hapur për tradhti dhe shitje të interesave të tyre për karrige pushteti. Megjithëse vazhdon të kryesojë sondazhet, si partia shqiptare më e votuar, krahasuar me zgjedhjet e qershorit të vitit 2008, rënia është e ndjeshme. Një veprim radikal i daljes nga Qeveria, i cili po kërkohet nga mjaft zëra autoritarë brenda këtij subjekti politik, do të bënte që rejtingu të rritej dhe disa kredite publike të rifitoheshin. Shumë pakënaqësi që sot shfaqen hapur mund të binin dhe mund të ndërtohej një urë komunikimi me elektoratin, që do të ishte më e besueshme dhe do të zbehte kritikat e ashpra që bëhen sot për shitje interesash. Para disa ditëve zoti Ahmeti deklaroi ndërmarrjen e një iniciative që lidhej me interpretimin e Ligjit të Amnistisë, iniciativë që domosdoshmërisht për të qenë e suksesshme duhet të kishte edhe mirëkuptimin politik të partisë maqedonase në pushtet. E kundërta do të thotë përsëritje e farsave politike dhe e demagogjisë. Akoma deri tani, megjithëse kanë kaluar më shumë se dy javë, nuk vërehet më asnjë lëvizje. Kjo, po edhe deklarime të tjera ultimative që mbesin vetëm në sfondin mediatik, rëndojnë në performancën e besueshmërisë së BDI-së. Por jo thjesht për të ruajtur kuotat e veta politike kjo parti, por ç’është më e rëndësishmja për të vendosur një raport normal dhe obligues midis partisë maqedonase dhe asaj shqiptare në Qeveri, për një platformë ndryshe dhe një ridimensionim të Marrëveshjes së Ohrit, duke e nxjerrë atë nga retorika politike, zgjedhjet e parakohshme do ishin një nga zgjidhjet.
Partia maqedonase në pushtet ka tjetër strategji për të cilën investohet në mbajtjen e tyre, krejt e ndryshme nga ato çfarë u interesojnë shqiptarëve, por nuk duan ta artikulojnë dhe të marrin iniciativën. Deklarata e Lupçe Georgievkit është sa provokative, aq edhe problematike për BDI-në.
Një iniciativë e tillë e BDI-së do ta vinte atë në një raport jo shumë të mirëkuptuar me faktorin ndërkombëtar dhe do ta identifikonte atë si burim i krizave të brendshme dhe i mungesës së stabilitetit. Por edhe shmangia, kur ky subjekt identifikohet si më i mundshmi dhe më i justifikuari përballë opinionit të brendshëm, e vendos atë në pozita aspak ta favorshme për zgjedhjet e ardhshme. Problemet e shqiptarëve janë të shumta dhe agravimi i tyre sa vjen e rritet. Një politikë e hapur diferencuese dhe e standardeve të dyfishta vazhdon të aplikohet dhe ngjarje si Brodeci, Sopoti apo Radusha riciklohen çdo vit. Investime të munguara dhe shkallë e lartë e papunësie vazhdon të jetë në prezencë në rritje në zonat e banuara nga shqiptarët. Mosfunksionim normal i hallkave të bashkëqeverisjes dhe kthimi pothuaj vetëm në një dekor për arsye etnike i ministrave shqiptarë ka bërë që koalicioni të jetë krejtësisht formal dhe vetëm një patentë që i duhet përpara ndërkombëtarëve, partisë maqedonase. Kjo e fundit është kujdesur që të jetë në rregull numerikisht përballë asaj që kërkohet në mënyrë diplomatike nga të gjithë ata faktorë që monitorojnë Maqedoninë, ndërsa për përmbajtjen nuk shqetësohet aspak. Detaje të mosfunksionimit bashkëqeverisës ka me shumicë dhe ata nuk prodhohen rastësisht. Problemi tani mbetet se a do gjejë rrugë të rastësishme BDI për të dalë nga Qeveria, apo është në kohë dhe e justifikuar për ta bërë një gjë të tillë? Pavarësisht se intriga politike shkon në drejtim të saj, ajo vërtet i ka në dorë zgjedhjet e parakohshme, të cilat ose duhet të përgatitet dhe t’i japë sinjalet edhe partive të tjera shqiptare nën një kohezion të ri bashkëpunimi, ose të zgjedhë një taktikë tjetër të funksionit të koalicionit duke mos luajtur më rolin e dekorit politik. Trukimi politik i deritanishëm i Qeverisë Gruevski nga ministrat shqiptarë nuk mund të vazhdojë më dhe ata ose duhet të faktorizohen, ose duhet të ikin. Më pas problemi i zgjedhjeve është i zgjidhur. Por edhe i justifikuar si i domosdoshëm.