Monumentet e blertë të Petrelës
Fuat Memeli
Dëshira për të shkruar për ullinjtë e vjetër të Petrelës në rrethin e Tiranës më ka ngacmuar prej kohësh. Kanë shkruar për ta specialistë me emër të kësaj fushe si i ndjeri Dhimitër Muço, Prof. Resmi Osmani, etj. Për probleme të kultivimit të tyre, unë nuk mund të flas, pasi nuk jam specialist i asaj fushe. Shqetësimi im “fle” diku gjetkë: të tërheq vëmendjen e strukturave shtetërore për ullinjtë e lashtë, afro 2000-vjeçarë të Petrelës, për këta monumente të blertë, dëshmitarë të historisë dhe traditës sonë në këtë fushë, për t’u dhënë atyre vendin që u takon: për t’i shpallur ata monumente natyre.
I kam parë për herë të parë këta ullinj në vitin 1975, kur shkova të punoj tre vjet agronom në Petrelë. Atëherë, kur luftohej më shumë për realizimin e planit, pak vëmendje tregohej për vlerën e ullinjve të vjetër si dëshmitarë historie, tradite e kulture bujqësore. Vonë, pas viteve ’90, me nxitjen e specialistit të kësaj fushe, Prof. Resmi Osmanit, u riktheva përsëri te këta ullinj të vjetër, për t’i vëzhguar më mirë nga afër, për t’i fotografuar e filmuar si dhe për të bërë apel për mbrojtjen e tyre.
Por ç’janë këta ullinj? Në anën e prapme të kalasë së Petrelës, në anën jugore të saj, rreth 200 m poshtë kalasë, në një terren të pjerrët, janë 5 rrënjë ullinj, njëri ndënë tjetrin. Tre prej tyre që duken edhe pak më të vjetër, ngjajnë si të një moshe. Kjo sipërfaqe e vogël mban brenda saj një thesar të madh. Sipas Prof. Resmiut, këta ullinj janë me moshë afro 2000-vjeçare. Ai i quan ata “monumente të blertë” dhe “dëshmitarë të gjallë”. Lashtësia e tyre mendoj se lidhet me vetë lashtësinë e fshatit Petrelë. Ky fshat me emrin e vjetër Petrula, qendër e njohur e principatës arbërore, daton qysh në shekullin e 6-të para erës së re. Pak më vonë nga ngritja e fshatit, duhet të jenë mbjellë edhe këta ullinj. Pra, ata duhet të jenë afërsisht vërsnikë të fshatit Petrelë. Lashtësia e këtyre ullinjve duket që në pamje të parë. Edhe të mos jesh specialist i kësaj fushe, trungu i tyre, perimetri i madh ( më i madhi e ka perimetrin e qafës së rrënjës 15 m) zgavrat mes trungjeve, etj., flasin për lashtësinë e tyre. Por, koha ka lënë gjurmët e veta te këta drurë të stërlashtë. Një pjesë e mirë e trungjeve të tyre është kalbëzuar. Në hapësirat e tyre, mund të kalojë njeriu nga njëra anë te tjetra, siç duket edhe te njëra nga këto foto. Një pjesë e rrënjëve kanë dalë në sipërfaqe. Rrënjët e dala duken si dhëmbë të rralluar pleqsh….
është për të ardhur keq se si para viteve nëntëdhjetë, ashtu edhe tani në demokraci, nuk u kujtua kush për t’i bërë një kujdesje të veçantë atyre, për t’i bërë një mbajtëse muri, për t’i krasitur e plehëruar si duhet. Pronari i sotëm i këtyre ullinjve është fshatari Ali Baxhaku. Ai është njeri punëtor, por duke u marrë me shumë punë për mbijetesë, nuk është kujdesur dot për këta ullinj. (Ne e gjetëm atë duke punuar në ndërtim bashkë me disa fshatarë të tjerë.) Kur e pyesim Aliun se a prodhojnë këta ullinj, ai na thotë se kur e kanë senen (radhën) japin pa u bërë shërbim, rreth 50 kg për rrënjë. Aliu nuk është në gjendje të kujdeset për këtë pasuri të çmuar. Duke qenë të ambientuar, ndoshta as ai, as fshatarë të tjerë, nuk e dinë se çfarë pasurie e çmuar janë këta ullinj, jo vetëm për Petrelën, por edhe për vendin. Atëherë ç’duhet bërë? Me pak kujdes e me pak shpenzime, ata mund të ripërtërihen. Sipas Prof. Resmi Osmanit, duhen bërë disa punë. Së pari, duhet bërë rregullimi i vendit. Duke qenë në një terren të pjerrët, ku nuk qëndron as toka, as plehu, as uji, për secilin prej tyre duhen bërë mbajtëse prej muri. Duke biseduar me Aliun dhe disa fshatarë të tjerë që punonin për ndërtimin e një shtëpie të re, ata na thanë se për ngritjen e murit rrethues për secilin prej tyre (duke përfshirë gurët, çimenton, gëlqeren, ujin, transportin e fuqinë punëtore, mbushjen me dhe e pleh,) duhen rreth 50 mijë lekë të reja. Për të pesë rrënjët nevojiten rreth 300 mijë lek të reja. (Sigurisht fjalën e fundit për këtë do ta thonë specialistët përkatës. Më thjeshtë: me 300 apo 400 mijë lek të reja, bëhet një rehabilitim i madh i tyre. Punët e mësipërme, janë punë inxhinierike dhe agronomike. Më pas, ullinjtë në fjalë duhen shpallur monumente natyre, duke vendosur edhe tabelat përkatëse. Duke i shpallur të tillë, kujdesi për ta do të vazhdojë edhe në të ardhmen, me sjelljen e kurorës në gjendje të mirë si dhe me shkalbëzimin e trungut. Përkujdesja e shtetit për ta duhet të vazhdojë ashtu siç vazhdon për shtëpitë muze, me një ndryshim se ullinjtë e vjetër janë muze të gjallë. Duke u bërë shërbimet e mësipërme, ullinjtë në fjalë do të ripërtërihen, pasi kjo bimë e ka këtë cilësi. Duke u shpallur monumente natyre, ata do të shihen edhe nga vizitorët që shkojnë në Petrelë, në fshatin e bukur turistik, që është vetëm 12 km larg Tiranës. Punët e mësipërme, ato ndërtimore dhe bujqësore, mendoj se duhen bërë nga Ministria e Bujqësisë e strukturat e saj, ndërsa shpallja monument natyre, nga Ministria e Mjedisit. Kjo punë mendoj se duhet bërë edhe në kuadrin e programit të madh të Qeverisë për ullirin. Një pjesëz e vogël e këtij projekti, le të jetë edhe kujdesi për këta drurë të stërlashtë. Me pak vlerësim dhe me pak investim, ne do t’i shtojmë vlerat historike, bujqësore e turistike, jo vetëm të Petrelës, por edhe më gjerë.
Kohët e fundit ka përfunduar edhe rruga e re nga urra e Peshkatarit deri në Petrelë, 3 km e gjatë. Shtrimi i saj do t’i shtojë edhe vizitorët në Petrelë, duke i çuar ata edhe te ullinjte 2000-vjeçarë, për t’i parë e për të bërë aty një fotografi. Një parantezë: në Greqi, vizitorë të shumtë shkojnë për të parë ullirin e Platonit, i cili është 2300-vjeçar. Vizita të tilla bëhen edhe te ullinj 2000 e ca vjeçarë në Itali, Izrael, Spanjë, etj.
Një nga punët që duhet bërë me këta ullinj është edhe përcaktimi i përafërt i moshës së tyre. Krahas dëshmive historike të lashtësisë së tyre, pamjes etj., mendoj se duhet ngritur një grup pune me specialistë përkatës. Mund të merren edhe specialistë të huaj për të përdorur metoda më bashkëkohore. Sipas Prof. Resmi Osmanit, mund të përdoren edhe metoda krahasuese me ullinj të tillë që janë në Greqi, Itali, Spanjë, Izrael, etj., të cilëve u dihet mosha.
Në mbyllje të këtij shkrimi, desha të theksoj se ullinj të tillë të vjetër me moshë të përafërt si ata të Petrelës, ka edhe në fshatra të tjerë të Shqipërisë, si në Prezë të Tiranës, Gjorm të Krujës, në Klos të Mallakastrës, në Kaninë të Vlorës, në Linzë e Vrap të Tiranës, etj. Le të fillojë kjo punë me ullinjtë e Petrelës, pasi ata janë të dera e Tiranës e le të vazhdojë pastaj me ullinjtë e tjerë. Po u bë kjo punë, do t’u zgjatet jeta edhe disa shekuj këtyre stërgjyshërve të lashtë. Njëherësh, do të shtojmë në listën e dëshmive tona historike, dëshmitarë të tjerë, siç janë edhe këta monumente të blertë.
Ulliri është bimë e Mesdheut. Të dhënat arkeologjike për kultivimin e tij datojnë rreth 9000 vjet më parë. Pjesë e rajonit të Mesdheut jemi edhe ne. Le të dëshmojmë në mënyrë më të argumentuar historinë tonë, edhe me këta dëshmitarë të gjallë të natyrës sonë.