E Shtunë, 31 Tetor 2026

Alonso: “Të gjithë nga zero”

Fernando Alonso, vitin e kaluar, fitoi me Reno-në e tij Cmimin e Madh të Australisë. Por, sezonin e kaluar, megjithatë, etapa australiane ishte gara e tretë e Botërorit të Formula Një 2006. Këtë vit, përkundrazi Australia paraqet provën e parë. "Punova shumë këtë vit, - pohoi Alonso, - edhe pse me duhej të familjarizohesha me skuadrën time të re dhe më njëvendshin e ri. Jam shumë i motivuar".
Alonso, më pas, saktëson: "Janë shumë gjëra të reja në këtë sezon: rregulla rë reja, të gjitha skuadrat janë të paisura me goma Brixhstoun, pilotë që kanë ndërruar skuadrat. Të gjithë nisemi nga zero, ka shumë tema diskutimesh interesante. Nëse do të fitoj garën e parë me MekLaren? Do të bëj gjithcka për t'ia dalë".

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›