Ervin Skela, kunder Verder Bremen, regjisori i Kotbus

Albania-sport- Pas rikthimit të tij befasues (edhe pse për një dhjetëminutësh lojë), në takimin e humbur në shtëpi nga Energie Kotbus kundër Alemania Aahen, Ervin Skela tashmë bën pjesë në formacionin e Kotbus në përballjen me Hertën, takim që do të luhet të premten në Berlin.
Futbollisti i Kombëtares shqiptare dhe në këtë takim do të jetë në bankinë si zëvendësues. Gazeta gjermane "Lausitzer Rundshcau" shkruan se kurba e përmërisimit të gjendjes fizike të Skelës njeh vetëm ngritje dhe duket se fantazisti shqiptar e ka kaluar plotësisht sëmundjen që e ndaloi atë për dy muaj nga fusha e blertë.
Për këtë trajneri Petrik Sander për herë të parë ka bërë planin për një rikthim të plotë të Skelës në funksion të lojës së Energi Kotbus. "Ne jemi duke e pritur atë prej një kohe relativisht të gjatë. Ne shpresojmë se në ndeshjen kundër Verder Bremenit ai do të jetë më shumë se një alternativë", citohet Sander nga siti lr-online.de. Një gjë lë të kuptosh qartë nga deklarimi i trajnerit të Kotbus: brenda dy javësh duhet që Skela të marrë përsipër rolin e regjisorit të Energie, për të cilën edhe shqiptari 30-vjecar u ble me urgjencë nga ekipi italian i Serisë A, Askoli.
Tashmë që gjendja e tij shëndetësore është e shënuar plotësisht, falë dhe stërvitjes së vecantë me trajnerin e fitnesit Dirk Keller. "Ne jemi me rezultatet e tij të trajnimit shumë të kënaqur", thotë Sander.
Mesfushorit shqiptar i duhet në mënyrë urgjente praktikë në lidhje me sistemin e lojës së Energie dhe për këtë Skela do të luajë me formacionin U-23 të Kotbus në ndeshjen e shtëpisë kundër Halberstadt, përfundon "Lausitzer Rundshcau".