E Shtunë, 31 Tetor 2026

Luani përpiqet të zërë djalin zebër (VIDEO)

Xheku në kopshtin zoologjik

Duket sikur është orari i ushqimit në kopshtin zoologjik. Një luan përpiqet të kapi një fimijë të vogël që ishte veshur në atë mënyrë që ngjante si zebër.

I vogli, Xhek, as nuk ia kishte idenë se ç’rrezik i kanosej nëse mes tij dhe luanit nuk do të ishte xhami ndarës.

Mamaja e tij ka regjistruar imazhet e bukura gjatë vizitës së tyre në kopshtin zoologjik të Orogonit në SHBA.

Ishte zbavitëse. Shumë miq më pyetën nëse e kisha veshur me kast Xhekun si zebër. Por ne as që e kishim planifikuar të shkonim në kopsht zoologjik, shprehet nëna e Jekut, Heather.

http://www.youtube.com/watch?v=jT7_CtjEVFU

Drejtori i kopshtit zoologjik, Kim Smith shprehet se ishte si një pamje kur një mace kërkon të kapi zogun që gjendet përtej xhamit të dritares. /The Sun/

Përgatiti: F.S

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›