Plagosi me thikë pas sherrit, arrestohet

Makinë policie / foto arkiv
TIRANE- Plagosi të riun me thikë arrestohet pas konfliktit, autori i dyshuar i krimit. Lazër Gjoni, 37 vjeç, banues në kryeqytet, u arrestua në mbrëmjen e të shtunës nga zyra e hetimit krimeve ndaj personit, me e plagosjes me dashje të një personi. Sipas policisë arrestimi i tij u krye pasi me rreth orës 11.00, të mërkurës, në rrugën e Kavajës, kur Gjoni, është konfliktuar me Elvis Qesarati, 34 vjeç. Sipas policisë, Gjoni, goditi me thikë në bark Qesaratin duke i shkaktuar një plagë të rëndë për shkak të goditjes së marrë me thikë.
Autori i krimit arriti të largohej nga vendi i ngjarjes, por më pas u ndalua nga patrullat e komisariatit të Policisë nr.2, në kryeqytet të cilët i vunë prangat në mënyrë të menjëhershme. Ndërkaq i plagosuri ishte dërguar më parë për mjekim në spitalin ushtarak dhe sipas burimeve të policisë ai është tashmë jashtë rrezikut për jetën nën vëzhgimin e mjekëve. /D.B/