Luante duke pastruar pistoleten, veteqellohet dhe vdes 21-vjecari
RRESHEN- Luante me pistolete ne banese, vetevritet aksidentalisht 21-vjecari nga Rresheni. Ngjarja tragjike ka ndodhur pasditen e djeshme ne lagjen e njohur Koder-Rreshen. Policia tha se i ndjeri eshte Rudolf Kola, i cili fillimisht u dergua i plagosur rende me nje plage plumbi ne trup dhe me tej, u percoll me nje helikopter drejt Spitalit Ushtarak te Tiranes. Por sapo mjeket kane nxjerre trupin nga mjeti fluturues, i riu nuk i ka rezistuar dot plages dhe hemorragjise, duke nderruar jete. Burime zyrtare thane se menjehere ne vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe forca te shumta policore. Ne fillim eshte dyshuar per nje krim plagosjeje, por me pas familjaret deshmuan se 21-vjecari luante shpesh me armen qe mbante pa leje ne banese. Te njejten gje ka bere edhe dje Rudolf Kola dhe ne nje moment, arma eshte shkrehur ne menyre te pavullnetshme. Familjaret e gjeten trupin e pergjakur ne dysheme, duke e derguar me urgjence per ne spitalin e Rreshenit. Aty 21-vjecari ka marre ndihmen e pare, por sipas mjekeve plaga e plumbit ishte e rende dhe kishte demtuar organet jetesore te te ndjerit. Nga ekspertiza paraprake behet me dije se eshte nje ngjarje aksidentale dhe ne gishterinjte e viktimes jane gjetur gjurme baruti. Po keshtu kendi i plages dhe renies se trupit, perputhen sipas grupit hetimor me rrethanat e nje veteplagosjeje aksidentale me pasoje vdekjen. Te afermit i thane policise se gjate kohes qe luante me armen, Rudolfi njekohesisht e pastronte ate, por dita e djeshme ka qene fatale per te riun.