E Shtunë, 31 Tetor 2026

Orikum, banoret bllokojne qarkullimin

Orikum- Banoret e Orikumit nuk terhiqen nga protestat ne kerkim te se drejtes per pronesi. Prej oreve te para te mengjesit te djeshem, rreth 30 ish-punetore te NB-se Orikum dhe dukatas, kane protestuar me banderola si dhe kane bllokuar rrugen kombetare qe lidh qytezen me Vloren. Teksa kane bere nje xhiro paqesore qe nga qyteti i Orikumit deri ne dalje te Ures se Izvarit qe i lidh me Himaren, nuk lejuan qarkullimin e mjeteve ne kete aks.
Ish-punonjesit te mbeshtetur dhe nga banore te tjere te Dukatit, kane protestuar me banderola ne duar ku kane kerkuar qe te mos te zbatohet ne terren amendamenti Kollozi-Braho, si dhe toka te kete nje pronar te vertete, qe sipas tyre jane pikerisht ish-punonjesit e Ndermarres Bujqesore Orikum. Disa nga parullat kane qene "Larg duart nga Orikumi", "Toka eshte e dukatasve", "Na ktheni tokat qe na takojne me ligj", etj. Teksa jane ndaluar ne hyrje te Ures se Izvorit, ata kane bllokuar rrugen per rreth 30 minuta, duke paralajmeruar se siperfaqen prej 480 hektaresh nuk do e leshonin, pasi u takonte sipas ligjit nr. 7501. Nje tjeter mundesi zgjidhje per banoret ka qene edhe kthimi i tokes se vjeter, te te pareve te tyre. Me tej me thirrje ne grup ata iu drejtuan qeverise qe prokuroret qe ka vendosur per te luftuar krimin dhe korrupsionin t'i dergoje edhe ne Orikum per te zbardhur te verteten. "Te dergohen te pakten 3 prej tyre ne Orikum, per te verifikuar dokumentacionet dhe veprimet qe jane kryer nepermjet zaptimeve te tokave qe na takojne me ligj", u shprehen te indinjuar ish-punonjesit e NB-se.
Te indinjuar nga neglizhenca e shtetit pas protestave te perseritura, banoret kembengulen se nuk do te ndalen ne betejen e tyre. "Nuk e leshojme token sikur edhe te vdesim, pasi e kemi fituar me gjak dhe djerse", pretendoi grupi i protestuesve, qe pritet te vijoje tubimet edhe ne ditet e ardhshme.
O. Hila

Masat
Gjate dites se djeshme eshte vene re edhe nje numer i madh efektivesh te Policise se Shtetit, te cilet kane mbikeqyrur kete tubim-proteste konform rregullave. Pas rreth 50 minutash protestuesit jane shperndare paqesisht, duke paralajmeruar pershkallezim protestash ne ditet e ardhshme, derisa t'u jepet nje zgjidhje ketyre 300 familjeve te ish-punonjesve te NB-se Orikum.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›