Kapet specie e rralle, tipare mes peshkut dhe peshkaqenit
Vlore- Nje specie e rralle peshku ka rene ne rrjetat e peshkatareve te Orikumit mengjesin e dites se djeshme, ne nje largesi jo me shume se 100 metra prej bregut. Sipas peshkatareve, specia e rralle ngjan me nje peshkaqen nga forma, nderkohe qe ne te gjithe trupin ka krahe ujore te medha, ndersa koka eshte larg kraheve. Nje vecori jo e hasur shpesh tek peshqit ne kete zone. Peshku ka nje gjatesi me shume se 1meter e gjysme dhe nje peshe rreth 70 kilograme. Ka qene peshkatari i kesaj zone, Sokol Veizi, i cili duke mbledhur rrjetat ka pare se ne to kishte rene dhe dicka e rende dhe qe po demtonte rrjetat per te dale. Menjehere se bashku me djalin e tij, kane arritur ta terheqin ne varke peshkun, i cili pergjate gjithe kohes qe ishte transportuar deri ne breg kafshonte barken me force te madhe, edhe pse jo te rrezikshme per peshkataret. Edhe magazinuesi i peshkut ne kete zone, Sherif Durmishi, eshte shprehur se "pergjate ketyre viteve nuk kam pare asnje here nje specie te tille". Te njejten gje kane konfirmuar edhe peshkatare te tjere te zones. Sipas tyre, nje gje tjeter shume e vecante e ketij lloji peshku eshte se edhe pse organet riprodhuese dukeshin mashkullore, ne brendesi te tij jane gjetur veze. Gjithsesi specia do t'i nenshtrohet nje tjeter keqyrjeje te specialisteve per te zbuluar se cfare lloji eshte dhe se si ka arritur deri ne bregdetin e Vlores. O. Hila
Dukuria
Vitet e fundit kjo zone eshte bere e njohur per peshkimin e specieve te rralla, ku nje vit me pare u kap nje peshk i Karaibeve, i llojit "Lampus Gutatus", ndersa pak dite me pare nje breshke e madhe afer bregut.
"Ora e Tokes" le pa drita godinat gjigante
Per nje ore jane fikur mbreme dritat e monumenteve te ndryshme ne qytetet kryesore te botes. Nisma ka per qellim te nenvizoje nevojen e kursimit te energjise dhe burimeve furnizuese.
Opera e Sidneit ishte monumenti i pare qe dje fiku dritat, e ndjekur nga disa ndertesa te njohura ne qytetet aziatike.
Organizatoret e kesaj nisme, qe tashme ka karakter te rregullt vjetor, presin qe kete vit 120 shtete e rreth 4000 qytete te marrin pjese. Rreth 88 qytete ishin te perfshira vitin e kaluar ne ate qe njihet si "Ora e Tokes".
Kete vit edhe Shqiperia u perfshi ne nismen nderkombetare, duke fikur ne oren 20.30 deri ne 21.30 dritat ne disa prej godinave kryesore te metropolit.