E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndryshon ora, zgjimi bëhet 60 minuta më herët

Zyrtare

Ora zyrtare ka zënë sërish vendin e saj pikërisht në 2:00 të mëngjesit të kësaj të diele. Akrepat e orës janë spostuar 60 minuta para. Kjo do të thotë që të gjithë duhet të zgjohemi një orë më herët për punët e përditshme. Por njëkohësisht do të mund të shijojmë edhe një orë më shumë dritën pranverore, si dhe mbrëmjet e vona. Ky ndryshim i orës do të jetë në fuqi për shtatë muaj, deri në fund të tetorit. Për këtë sezon është mbyllur periudha e orës diellore, që shoqëron 5 muajt dimërorë. Historia e ndryshimit të orës lidhet me emrin e presidentit amerikan, Benxhamin Franklin. Më 1784 ai propozoi ndryshimin e orës me arsyetimin se ajo duhej të “ndiqte” diellin. Kjo ishte edhe një mënyrë për të kursyer energjinë elektrike. Në atë kohë, kjo ide nuk gjeti mbështetës, por u realizua një shekull më vonë, më 1907 në Britani dhe më pas gjeti zbatim edhe në vendet e tjera, sidomos gjatë kohës së luftës botërore.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›