Lazarati "eksporton" drogen
Gjirokaster- Kritikat e ministrit te Brendshem, Lulzim Basha dhe kryepolicit Hysni Burgaj vene ne levizje Drejtorine e Policise ne Qarkun e Gjirokastres. Agjentet mesyjne ne Lazarat nga te gjitha anet, duke mbajtur nen mbikeqyrje te gjitha levizjet e dyshimta te elementeve kriminale ne fushen e trafikut te narkotikut. Operacioni i koduar "Befasia" beri te mundur sekuestrimin e nje makine tip "Benz", te mbushur plote me marihuane te paketuar me peshe 180 kg, ndersa u arrestuan pas kurthit dy te rinj nga Delvina, te cilet kishin per destinacion trafikimin e droges se blere ne Lazarat, nepermjet Sarandes ne shtetin italian me mjete lundruese. Zedhenesi i policise, Gentian Mullai beri dje me dije se operacioni eshte finalizuar mesnaten e se premtes, duke gdhire dita e djeshme ne vendin e quajtur "Antenat" mbi Lazarat, ne malin e Sopotit. Informacionet e mbledhura ne rruge operative, cuan agjentet deri ne kete zone duke mbikeqyrur dy te dyshuarit Harilaos Loli, 22 vjec dhe Mirel Ademi, 25 vjec, te dy banues ne fshatin Varfaj te rrethit Delvine. Ne kerkim jane shpallur edhe dy banoret nga ky fshat qe shiten narkotikun, por emrat e tyre nuk u bene publike.
"Droga eshte transportuar me kafshe nga Lazarati, ne drejtim te malit te Sopotit me destinacion Saranden dhe me pas Italine", thane burimet zyrtare te policise vendore. Pasi ngarkesa te arrinte ne mal, dhe konkretisht tek vendi i quajtur "Antenat", do te merrej nga dy te rinjte nga Delvina. "Si rezultat i operacionit te koduar "Befasia", rreth 200 metra poshte antenave ne rrugen automobilistike qe lidh fshatin Varfaj me kete zone, jane kapur ne flagrance brenda ne makine Harilaos Loli dhe Mirel Ademi, ndersa u sekuestrua mjeti i mbushur me 180 kg marihuane, tip "Benz" me targa DL2337A",-tha zedhenesi Mullai dje. Mendohet se te rinjte kane qene korriere transportues te droges dhe mjeti drejtohej nga i dyshuari Loli. Narkotiku i ishte blere dy banoreve te Lazaratit disa minuta para se te kapeshin. Ne sedijen e pasme ishin hedhur 132 pako te mbeshtjella me leter natriban. Te dyshuarit u ndaluan per vepren penale te "trafikut te lendeve narkotike", kurse ne kerkim jane shpallur dy shitesit e droges nga Lazarati, por emrat e tyre nuk u publikuan per arsye hetimore.
A. Q.
Kritikat
Kater dite me pare, ministri i Brendshem Lulzim Basha dhe kreu i Policise se Shtetit, Hysni Burgaj, udhetuan nga Tirana ne Gjirokaster per te zhvilluar nje takim me drejtuesit vendore dhe ne vecanti perfaqesues te komunes Lazarat, qe njihet si zone problematike e kultivimit te kanabisit. Basha kerkoi angazhim total per denoncimin, evidentimin dhe goditjen e trafikut te droges.
Te arrestuar:
Harilaos Loli, 22 vjec, Delvine
Mirel Ademi, 25 vjec, Delvine
Sekuestruar:
132 pako me 180 kg marihuane
Nje makine "Benz" me targa DL2337A