Ndryshon ora, akrepat shkojne 60 minuta para
Sot akrepat e ores kane shkuar 60 minuta para, duke risjelle keshtu oren zyrtare. Ne oren 2:00 te mengjesit te se dieles akrepat e ores do te shkoje 60 minuta para. Kjo ore do te jete ne fuqi per shtate muaj, deri ne naten mes 30 dhe 31 tetorit. Perfundon keshtu, periudha e ores diellore qe shoqeron 5 muajt dimeror, me objektivin per te rikuperuar nje ore drite me shume. Ora zyrtare, qe mes se shtunes e se dieles do na beje te fleme nje ore me pak, i ka "rrenjet" ne vitet 1700. I pari qe ka hedhur idene e ndryshimit te ores ka qene Benxhamin Franklin, i cili duke e bere objekt te nje artikulli ne 'Journal de Paris' ne 1784 propozoi ndryshimin e ores, qe sipas tij duhej te "ndiqte" diellin, pra driten, nje menyre kjo per te pasur nje kursim energjetik. Ideja e Franklinit ne ate kohe nuk u perkrah. Por nje shekull me vone, me 1907, ideja u rimor ne shqyrtim nga britaniku Willim Willet, por kete here ajo u vu ne jete. Ne 1916, Dhoma e Komunave i hapi "driten jeshile" ores britanike te veres, qe aplikonte kalimin e akrepave te ores 60 minuta para gjate stines se veres. Shume vende imituan Britanine e Madhe, sidomos ne kohe lufte, kur kursimi energjetik ishte prioritet. Tashme pothuajse gjithe vendet e industrializuara, per te kursyer sa me shume, kane adoptuar oren zyrtare, sipas kriterit te percaktimit te dates se fillimit dhe mbarimit, per te mos nderlikuar keshtu oraret e fluturimit te aeroplaneve, por duke pasur parasysh edhe ndricimin e stineve dhe faktin qe shtetet gjenden ne hemisfera te ndryshme. Pra java e fundit e marsit ne Evrope, perfshi ketu edhe Rusine, shenon fillimin e ores zyrtare, ndersa ne hemisferen tjeter, ne Australi, shenon fundin.
Kundershtimet
Por ka dhe vende si Japonia, e cila nuk e aplikon ndryshimin e ores. Akrepat nuk spostohen ne nje pjese te mire te Azise ashtu si dhe ne Afrike. Pasiguri per ndryshimin e ores per ata qe vendosin te vizitojne Antarktiden, pasi ketu ora zyrtare pra ajo solare, ndryshon ne baze te flamurit ne bazat e vendosur per motive shkencore.