E Diel, 1 Nëntor 2026

Luante futboll, vdes ne burg i denuari

Peqin- Nje i denuar per "prodhim dhe shitje narkotikesh" ka vdekur dje rreth mesdites, gjate nje ndeshje futbolli ne burgun e Peqinit. Ngjarja u konfirmua edhe nga autoritetet e burgut, qe shpjeguan se viktima eshte 38-vjecari Arben Ruka, nga Berati, i cili gjendej ne ambientet e ajrimit se bashku me shume te denuar te tjere. Drejtoria e Pergjithshme e Burgjeve, deklaroi se 38-vjecari bashke me disa te burgosur te tjere, ishin perfshire ne nje aktivitet sportiv, konkretisht ndeshje futbolli. Ne nje moment gjate lojes, i denuari me 7 vite burg eshte shembur pertoke pa ndjenja. Menjehere eshte dhene alarmi tek gardianet dhe drejtuesit, kurse mjeku i burgut mberriti per t'i dhene ndihmen e pare 38-vjecarit. Por i denuari ka nderruar jete gjate shoqerimit per ne spitalin e rrethit te Elbasanit. Autoritetet e burgut thane se aktualisht i ndjeri ndodhet ne morgun e ketij spitali, ne pritje te ekspertizes mjeko-ligjore dhe dorezimit tek familjaret per te kryer ceremonine mortore. Paraprakisht deklarohet se shkaku i vdekjes ka qene nje atak kardiak i momentit, por mesohet se i ndjeri nuk vuante nga semundje te tjera. Arben Ruka ishte denuar me shtate vite burgim, per vepren penale te "prodhimit dhe shitjes se lendeve narkotike", e kryer ne bashkepunim dhe kishte shlyer vetem dy vjet nga denimi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›