Serbia, reagon ndaj lirimit të Çekut

Beogradi zyrtar ka reaguar ndaj lirimit të ish-kryeministrit të Kosovës Agim Çeku, duke deklaruar se ky veprim i Sofies zyrtare mund të rrezikojë marrëdhëniet mes vendeve të Ballkanit.
Presidenti serb Boris Tadiç i ka kërkuar Bullgarisë që të japë sqarime për vendimin mbi lirimin e Çekut. Ndërsa ministri i Jashtëm Vuk Jeremiç, është shprehur se, lirimi i ish-kryeministrit shqiptar përbën një goditje të rëndë për drejtësinë ndërkombëtare.
Një gjykatë bullgare vendosi të enjten lirimin nga paraburgimi të Agim Çekut, i cili dy ditë më parë u kap me një urdhër-arresti ndërkombëtar të kërkuar nga Serbia, si i dyshuar për krime lufte.