Luçesku, akuza Barçës për mungesë "fair play"
Luçesku nuk është dakord për fundin e ndeshjes kundër skuadrës së Barcelonës, dhe në deklaratën e tij për mikrofonat e "Sportmediaset" ka reaguar ashpër për golin e parë të Mesit, duke akuzuar klubin spanjoll për mungesë të "fair play"-t. Trajneri i skuadrës, Shakhtar Donetsk, proteston sepse goli i spanjollëve është shënuar në kohën kur njëri prej lojtarëve të tij ishte i shtrirë në tokë, por kundërshtarët nuk e kanë nxjerrë topin jashtë vijave të fushës. Episodi, që ka irrituar shumë trajnerin Luçesku, nuk është i ri për të ngritur zërin.