E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reali: Serxhio Ramos si Robinjo?

Serxhio Ramos mund të ketë të njëjtin fat si Robinjo. Menaxherët e lojtarit i kërkojnë prej kohësh Realit një prishje të kontratës. Objektivi ishte një rinovim i përjetshëm si ai i Raul Raul, Kazijas e Guti, por Reali heziton. Marrëdhënia mes drejtuesve dhe mbrojtësit është e brishtë pas kartonit të kuq të marrë ndaj Majorkës vitin e kaluar. Pas këtij episodi, futbolli i tij ka përfunduar në bankën e të akuzuarit, sepse shkakton shumë faulle. Ndërsa këtë vit, ka pasur një debat me Shusterin për grumbullimin në kombëtare. Mbrojtësi i krahut dëshironte të luante me "Furitë e Kuqe", edhe pse nuk ishte në formë perfekte, por më pas do të dëmtohej. Në Spanjë ka shumë të shqetësuar nga rendimenti i tij në ndeshjet e fundit: me Zenitin, krahu i mbuluar nga Ramos ishte një pistë e lirë për lojtarët rusë. Ka disa që thonë se Reali, i shqetësuar për stilin e jetës së mbrojtësit, i ka vënë pas atij një detektiv. Kontrata aktuale e lojtarit skadon në vitin 2013, por për të, prej kohësh, kanë shfaqur interes Milani, Çelsi e Mançester Siti. Siti mund të besojë edhe në ndërmjetësinë e Robinjos. Për paratë ata duket se nuk e kanë aspak problem. Mançesteri është i gatshëm të hedhë në pjatë edhe 50 milionë euro për të marrë mbrojtësin.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›