Evropë, ja ku e ke Anorthosis Farmagustën
Tashmë nuk buzëqesh më askush. Kanë mjaftuar dy ndeshjet e para në grupe në Champions League për të qartësuar konceptin: Anorthosis Farmagusta, skuadra që të gjithë uronin ta peshkonin si kundërshtar të fashës së katërt, nuk bën shaka. Të mërkurën, formacioni i stërvitur nga Temuri Keçaia ka bërë surprizën e parë: 3-1 ndaj Panathinaikos, e para fitore e të gjitha kohërave për një skuadër qipriote të këto niveleve të turneut më prestigjioz kontinental. Sukses që për momentin i jep kreun e grupit B, me merita të barabarta me Interin, në kuotën e katër pikëve: po, sepse në ndeshjen e parë Anorthosis doli nga Bremen me një 0-0 të çmuar, duke frenuar makinën "e çmendur" të golave gjermanë, të aftë t‘i shënonte pesë gola Bajernit, pesë Hofenhajmit dhe të trembte Murinjon.
Surprizë apo jo? - Të flasësh për "fenomen të ri të futbollit evropian", kur ende nuk jemi në tetëshe, është e parakohshme. Në Qipro, futbolli është në ngritje dhe Anorthosis është prezantuar në shortin e grupeve me një biletë më shumë se të respektueshme. Në turin eliminator arriti këto rezultate: 1-0 e 3-0 ndaj armenëve të Pyunik, 3-0 e 1-3 kundër austriakëve të frikshëm të Rapid Vjenës dhe më pas surprizën, 3-0 e 0-1 për të eliminuar as më pak e as më shumë se Olimpiakosin.
Pak histori - Greqia ka një rol të rëndësishëm në këtë klub. Në fakt, Anorthosis nuk luan në Farmagusta që prej ‘74. Pas invazionit turk, ka lënë qytetin në të cilin Shekspiri krijoi "Otellon", për t‘u transferuar në Larnaka, në juglindje të ishullit, në zonën e influencës greke. Atje, në ‘86-ën, u ndërtua stadiumi "Antonis Papadopoulos", teatri i ngritjes së një formacioni, që vazhdon të fitojë respekt në fushën ndërkombëtare.
Skuadra - Trajner është ish-lojtari gjeorgjian i saj Temuri Keçbaia. Presidenti Panteli u beson veteranëve, ish-romanistit Dellas dhe ish-madrilenit Savio. Në portë është portieri i Kombëtares shqiptare, Arjan Beqaj, blerja më rëndësishme është malazezi Dobrasinoviç. Një tjetër histori e bukur për një klub të vogël që koleksionon rekordet njëri pas tjetrit. E ka fituar tashmë Champions Leaguen e vet: tashmë, me Anorthosisin, askush nuk qesh më.