Mafia ruse: UEFA po vlerëson një hetim të mundshëm
UEFA do të vlerësojë, nëse do të duhet të hapet një hetim për parregullsitë në lidhje me ndeshjen Zenit-Bajern, për të cilën flitet në shtypin spanjoll. Dy gazeta të përditshme kishin dhënë lajme rreth njoftimit të gjyqtarit spanjoll Garzon dhe të autoriteteve gjyqësore gjermane, për një telefonatë të dyshuar mes eksponentëve të mafies ruse për ndeshjen gjysmëfinale të edicionit të kaluar të Kupës UEFA, të fituar me rezultatin 4-0 nga Zenit në dëm të Bajernit. "Komisioni i Disiplinës, saktëson UEFA, do të kërkojë të marrë informacionet e hollësishme".