E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lucio largohet në janar

Qendërmbrojtësi brazilian Lucio ka konfirmuar se do të kërkojë largimin nga Juventus gjatë afatit kalimtar të janarit.

34 vjeçari iu bashkua Bianconerëve gjatë verës si futbollist i lirë pas shkëputjes së kontratës së tij në Inter. Mirëpo, ai ka bërë vetëm një paraqitje në Serie A dhe dy të tjera në Ligën e Kampionëve, andaj dëshiron të ndërrojë mjedis.

“Nuk jam i kënaqur në Juventus sepse nuk luaj. Këta kanë qenë muaj të vështirë për shkak të lëndimit dhe më pas faktit se trajneri nuk më konsideron. Shpresoj të largohem dhe të gjej një klub ku do të jem në gjendje të luaj vazhdimisht”, deklaroi Lucio për Sport Bild.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›