E Shtunë, 31 Tetor 2026

Luçjan Bedeni fiton konkursin "Ardhje"

 

Luçjan Bedeni, me videon e tij pa titull, u shpall fituesi i edicionit të tretë të ekspozitës "Ardhje". Në mjediset e "Zeta Galeri" dhe galerisë "Fap" në Akademinë e Arteve në Tiranë u prezantua një ekspozitë satelite e Bienales së Tiranës, ekspozita "Ardhje 09", ku u shfaqën punimet e 9 artistëve të rinj. Sipas organizatorëve, kjo ekspozitë u jep mundësi kandidatëve të shprehen mbi realitetin që ata jetojnë. Punimet e paraqitura njëkohësisht në dy mjedise paralele, u shqyrtuan nga juria e përbërë nga Edi Hila, Ana Dzokic dhe Anri Sala, të cilët siç u shprehën e kishin mjaft të vështirë zgjedhjen, pasi të gjitha punimet e paraqitura trajtonin tema për t'u vlerësuar. Artistët pjesëmarrës në këtë edicion ishin Aldi Zgjeni, Blerta Kambo, Enkelejd Zonja, Gedmond Lushka, Lek Gjeloshi, Luçjan Bedeni, Nertila Pere, Suela Qoshja dhe Yllka Gjollesha.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›