"Lufta" Basha-Ina Rama, vendos Gjykata e Lartë
Prokuroria e Përgjithshme i kërkon Gjykatës së Lartë që të unifikojë dosjen Durrës-Kukës dhe të marrë një vendim për të gjitha proceset gjyqësore në gjykatat e tjera, ku i pandehuri Lulzim Basha kërkon pezullimin e vendimit të akuzës që e mori të pandehur. Kërkesa është depozituar pranë Kolegjit Penal, njëkohësisht me dosjen hetimore ndaj ish-ministrit të Transporteve, Lulzim Basha, dhe ish-drejtorit juridik në këtë ministri, Andi Toma. "Prokuroria e Përgjithshme shpreh mendimin se kërkesa penale e të pandehurit Lulzim Basha të shqyrtohet në Gjykatën e Lartë, pasi kjo gjykatë është kompetente e hetimit gjyqësor për personat me imunitet", deklaron akuza. Akuza qendrore pohon gjithashtu se edhe vendimi i Gjykatës së Apelit, i cili pritet që të shqyrtojë një kërkesë të akuzës për shfuqizim të vendimit të Shkallës së Parë, që vendosi të pezullojë afatet e hetimit të dosjes Durrës-Kukës, të shqyrtohet në Gjykatën e Lartë, pasi dosja tashmë është në duart e kësaj gjykate supreme. "Në bazë të Kodit të Procedurës Penale dhe në bazë të Kushtetutës kërkojmë që këto dy procese të unifikohen në Gjykatën e Lartë, pasi në të gjitha rastet kemi një deputet të marrë të pandehur", thanë burimet nga akuza qendrore.
Basha, gjykim në mungesë
Në një kaos procedurash, ku mbrojtja kërkon pavlefshmëri të marrjes së ish-ministrit të pandehur dhe prokuroria kërkon që të gjitha kërkesat penale të gjykohen në Gjykatën e Lartë, kanë si prapavijë një proces gjyqësor tashmë të përfolur politikisht. Me shumë gjasa, siç pretendojnë mbrojtësit ligjorë të Bashës, ministri aktual i Jashtëm pritet të gjykohet në mungesë në Gjykatën e Lartë, duke krijuar një precedent të rrezikshëm të drejtësisë, ku një zyrtar i lartë injoron institucionet kushtetuese. Por ajo çka pret mbrojtja ligjore e Bashës dhe Tomës është mosregjistrimi i dosjes penale Durrës-Kukës në Gjykatën e Lartë dhe kthimi i akteve në Prokurorinë e Përgjithshme. Por kjo ka pak gjasa të ndodhë, pasi për opinionin publik do të thotë se një vendim politik, ku akuzat e Durrës-Kukës nuk mbrohen me fakte, por me procedura. Të gjithë skenarët e kësaj dosjeje do të marrin fund ditën e martë, ku Gjykata e Lartë do të hedhë në short. Pritet që ditën e martë gjykata supreme në Shqipëri të vendosë nëse do të marrë në "gjirin" e saj edhe dy çështjet e tjera të Durrës-Kukës.
Kundërshtimi i të pandehurve
Prokuroria e Përgjithshme ka dërguar në Gjykatën e Lartë dosjen hetimore për rrugën Durrës-Kukës. Pasditen e së premtes, një korrier i Prokurorisë së Përgjithshme ka dorëzuar në sekretarinë e Gjykatës së Lartë dosjen hetimore, duke zgjidhur kështu të gjitha procedurat. Por ajo çka "tremb" prokurorinë është mosfirmosja e dosjes nga dy të pandehurit, të cilët kanë "bojkotuar" një organ kushtetues. Ditën që është dorëzuar dosja në Gjykatën e Lartë, prokurori i çështjes, Arben Kraja, kishte ftuar mbrojtësin ligjor të Bashës në prokurori për t‘u njohur me aktet e dosjes, por avokati Zef Nikaj nuk ka firmosur asnjë shkresë, me pretendimin se procedura e organit qendror të akuzës është e pavlefshme. Ai ka depozituar një memorie, ku i bën me dije prokurorit se veprimi i tij është në kundërshtim total me ligjin. Nikaj nuk ka pranuar që klienti i tij, Lulzim Basha, ka statusin e të pandehurit. Sipas avokatit, ish-ministri i Transporteve ka statusin e personit nën hetim.