Ritmi i kreditimit do të bjerë me 15%
Kredia për ekonominë pas një periudhe pesëvjeçare me një rritje tepër të lartë vjetore me mesatarisht 50 për qind në vit, pritet të ketë një ngadalësim të natyrshëm të këtij ritmi. Parashikimi, kësaj here i qeverisë, lidhet me ritmin mesatar të rritjes për katër vitet e ardhshme të kredisë, i cili mund të jetë rreth 20 për qind në vit, për të arritur në rreth 15 për qind në 2011 nga 48.5 për qind që shënonte në 2007.
Treguesit në rënie kanë nisur që këtë vit, me të dhëna modeste prej 5 për qind. Pavarësisht ritmeve rënëse, në terma absolutë kredia vazhdon të zgjerohet sikurse edhe një vit më parë, me rreth 22 miliardë lekë. Sipas BSH-së, në muajin mars, raporti i kredisë ndaj parasë së gjerë dhe ndaj PBB-së arriti në nivelet prej 40.9 për qind dhe 31.4 për qind, respektivisht. "Për pjesën e mbetur të vitit dhe deri në tremujorin e parë të vitit në vazhdim, pritet që normat e rritjes vjetore të nivelit të përgjithshëm të çmimeve të luhaten edhe për pak kohë rreth vlerave aktuale, duke u rikthyer në fund të vitit brenda intervalit të tolerancës së synuar nga politika monetare", thuhet në raportin e BSH-së. Biznesi vazhdon të mbetet klienti i preferuar i bankave.
Kredia për ekonominë gjatë pjesës së parë të vitit 2008 është rritur mesatarisht me 47,3 për qind në terma vjetore. Tendenca rënëse e ritmit të kredisë, shfaqur prej më shumë se dy vitesh, ka qenë më e theksuar gjatë muajit mars, kur rritja vjetore e tepricës së kredisë arriti në 44,9 për qind. Ky ngadalësim i ritmeve të rritjes së kredisë është ndikuar si nga ecuria e kredisë për biznese ashtu edhe për individë. Por kontributi i këtyre të fundit në rritjen e kredisë në mars, ka rënë më shumë se ai i biznesit. Pavarësisht ritmeve rënëse, në terma absolute kredia vazhdon të zgjerohet, sikurse edhe një vit më parë, me rreth 22 miliardë lekë.
2.8 herë
Rriten detyrimet financiare
Një faktor i rëndësishëm në rritjen e detyrimeve financiare janë lëvrimet e kredive afatgjata dhe të buta nga jashtë, të cilat kanë shtuar detyrimet nga huamarrja me rreth 254 milionë euro. Këto detyrime vlerësohen të jenë 2.8 herë më të larta kundrejt vitit 2007, si pasojë e rritjes së huamarrjes të sektorit shtetëror. Shërbimet e borxhit të jashtëm në formën e pagesave të principalit dhe interesit vlerësohen në rreth 68 milionë euro, të barazvlefshme me 9.7% të eksportit të mallrave. Mjetet financiare të ekonomisë shqiptare janë rritur me 59 milionë euro. Nga ana tjetër, investimet direkte jashtë kanë rënë me 26 milionë euro. mjetet e rezervës të autoritetit monetar janë rritur me 101.4 milionë euro. Në fund të nëntëmujorit të parë të vitit 2008, këto rezerva regjistruan një nivel rreth 1.6 miliardë euro, të mjaftueshme për të mbuluar 4 muaj importe mallrash dhe shërbimesh.