E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reshjet rrisin liqenin e Fierzës me 11 metra

Reshjet e ditëve të fundit kanë përmirësuar ndjeshëm nivelin e ujit në liqenin e Fierzës, i cili furnizon hidrocentralet më të mëdha të vendit. Burime nga divizioni i prodhimit në KESH deklarojnë se, niveli i liqenit në hidrocentralin e Fierzës është rritur me rreth 11 metër, duke arritur në kuotën e 176 metër. Drejtues të këtij divizioni në KESH garantojnë se me këtë ritëm prurjesh do të kemi furnizim të rregullt me energji elektrike. Nga njëra ana, OSSH është duke u përgatitur të zhvillojë tenderin me vlerë 51 milionë euro për të kryer import të energjisë elektrike për tre muajt e parë të vitit 2009.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›