E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Lufta në Ukrainë, Zelensky: Forcat ruse po përgatiten për një sulm të ri në Donbass

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka paralajmëruar se forcat ruse po përgatiten për një sulm të ri në Donbass.

Në një mesazh drejtuar popullit ukrainas, Zelensky shprehu bindjen se ata do të mund t’i zmbrapsin forcat ruse jashtë Ukrainës.

“Pushtuesit ende nuk duan të pranojnë se janë në hall dhe se i ashtuquajturi operacion i tyre special tashmë ka dështuar. Populli do t’i shtyjë pushtuesit drejt njohjes së plotë të realitetit”, tha ai.

Duke folur për zonat e pushtuara aktualisht nga rusët, presidenti ukrainas tha se qëndrimi i tyre aty do të jetë i përkohshëm.

“Atje do të valëvitet flamuri ukrainas, do jetë ligji ukrainas dhe jeta ukrainase”, u shpreh Zelensky.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›