Topalli thirrje opozites Integrimi kerkon pergjigje me vote
Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli i ben thirrje opozites te mbeshtese reformat per integrimin e vendit. Sipas saj integrimi pengohet vetem nga ligjet qe kerkojne 3/5 e votave. Nuk arritem te miratojme 4 ligje qe kerkojne 3/5 e votave. Sigurisht cdo sjellje politike te pakuptimte duhet tia leme te shkuares. Sot me shume se kurre Shqiperia kerkon qe cdo force politike ti pergjigjet me vepra te pergjigjet me vote aspiratave kombetare drejt integrimit. Sot pa humbur me kohe kur bashkepunimi eshte detyre jo zgjedhje te gjithe bashke duhet te plotesojme kushtet e Brukselit. Interesi i qytetareve interesi publik qendron me larte se cdo interes tjeter. Ne duam te bashkojme perpjekjet tona me cdo force politike. Ne duam te kemi bashkepunim te frytshem edhe me shoqerine civile - deklaroi dje Topalli gjate fjales se saj ne Forumin e 5-te te organizatave joqeveritare te grave te Ballkanit Perendimor. Ne kete aktivitet merrnin pjese afro 150 perfaqesuese te OJF-ve nga vende te Ballkanit Perendimor si dhe ambasadore te BE-se ne vendin tone. Gjate fjales se saj Kryeparlamentarja theksoi me tej se takimi i djeshem ishte nje kontribut real per te pasur nje shoqeri civile me te fuqishme ne Shqiperi Ballkan e me tej. E ndersa permendi krizen globale ajo vuri theksin tek reformat. Sic thote Merkel eshte koha per reforma te verteta.Pikerisht sepse bota po ndryshon kaq shume ne duhet te pergatitemi per tiu pergjigjur sfides. Kjo do te thote me shume Evrope jo me pak Evrope - theksoi Kryeparlamentarja. Sipas saj Shqiperia ka hedhur hapa para ne kete drejtim. Heqja e vizave rritja ekonomike mikpritja e numrit te madh te turisteve tregojne rrugen drejt zhvillimit e cila kerkon bashkepunimin e te gjitheve ndash shprehet Topalli. Ceshtja e integrimit eshte ceshtje e vendimit kombetar eshte aspirata jone e perbashket. Ne duhet te punojme bashke si brenda vendit ashtu dhe ne rajon dhe me vendet e BE-se. Cdokush qe ka nje ze perfshire kete forum e mbi te gjitha ato qe kane me shume. Duhet te marrin pergjegjesite perkundrejt integrimit. Thellimi i demokratizimi eshte nje proces ku te gjithe duhet te bashkohemi - tha ajo. Te njejten thirrje Kryetarja e Kuvendit e perseriti dhe ne takimin qe zhvilloi dje me federalistet e rinj evropiane te cilet ashtu sic mblidhen ne sallat e Parlamentit Evropian u mblodhen dje ne Kuvendin e Shqiperise ne nje seance plenare ne kuadrin e aktivitetit te Bashkimit Evropian organizuar nga JEF Albania fondacioni CIVITA-s ne bashkepunim me zyren e Delegacionit Evropian ne Tirane. Gjate ketij takimi Kryeparlamentarja theksoi Integrimi evropian i Shqiperise eshte rruge e pakthyeshme dhe per kete axhende ne punojme perdite. Prania e te rinjve ne nje nder sallat kryesore te Kryesise se Kuvendit te Shqiperise na inkurajon edhe me shume per te ecur edhe me shpejt per te kapercyer edhe ndonje veshtiresi artificiale te pakuptimte - tha ajo. Me tej Topalli shtoi se objektivi i vendit tone per 2017-n eshte Shqiperia vend i zhvilluar.