Braçe: Ja sekretet e SHISH, mafia e huaj pastron paratë tek ne
Shefi i Sherbimit Informativ Shteteror Bahri Shaqiri ne raportimin e tij diten e merkure ne Komisionin e Sigurise ka rrefyer rrezikun qe i kanoset shoqerise shqiptare nga mafiet italiane, ruse dhe izraelite. Deputeti socialist Erjon Brace zbardhi perfundimet e hetimit te SHISH, sipas te cilit mafia e huaj po pastron para ne ndertimin e pallateve, ne kazino, ne operacione te nderlikuara bankare dhe me tregtimin e mallrave te ndryshem.
"Organizata mafioze kalabreze, mbiveprojne mbi shtetas shqiptare nga nje prej qarqeve me te rendesishme dhe me te pasura te Shqiperise. Grupet kriminale napolitane, po shprehin deshiren te investojne ne Shqiperi ne drejtim te ngritjes, apo blerjes se kazinove. Informacione te shumta te mberritura deshmojne se Shqiperia eshte tashme ne fokusin e investimeve te dyshimta ruse. Konfirmohet interesimi per blerjen e tokave ne bregdet dhe zonave te ndryshme turistike gjithashtu. Disponohen te dhena se elemente te krimit te organizuar izraelit po synojne tregun shqiptar te lojerave te fatit dhe investime ne fushen e energjetikes", tha Erjon Brace, deputet i PS-se.
Aktiviteti i narkotrafikanteve shqiptare thote Brace, duke iu referuar numrit 1 te sherbimit Informativ Shteteror shkon deri ne Ameriken Latine. "Disa narkotrafikante shqiptare rezident ne vendet e Amerikes Latine, po tentojne te perfshihen ne fusha investimesh te rendesishme ne Shqiperi", vijoi Brace.
Raportimi ne Komisionin e Sigurise nga Bahri Shaqiri u mbajt pa pranine e mediave, por deklaratat e tij duket se deshmojne per nivelin e larte te krimit shqiptar, fakt ky i pasqyruar ne shume raporte te organizmave nderkombetare.
Dorian Kodra