Korrupsioni 42.5 e qytetareve mendojne se ka rritje
Ne krahasim me nje vit me pare korrupsioni ka pesuar rritje ne Shqiperi. Sipas nje sondazhi te bere nga Euromedia research dhe Unioni i Dhomes se Tregtise dhe Industrise 42.5 te te intervistuarve ne 12 qarqet e vendit mendojne se korrupsioni ka pesuar rritje. 37.6 mendojne se niveli i korrupsionit nuk ka ndryshuar nga nje vit me pare dhe 19.9 mendojne se korrupsioni eshte ulur. Rezultati i sondazhit eshte realizuar duke marre nje kampion prej 1000 te intervistuarish ne 12 qarqet e vendit. Mjeket infermieret gjykatesit dhe prokuroret jane ata qe shkaktojne rritjen e nivelit te korrupsionit ne vendin tone. Shumica e te anketuarve thone se kane dhene dhurata ose te ardhura per mjeket. Ky sektor eshte kuotuar ne masen e 6.2 ne vendin e dyte jane infermieret me 5.1 dhe me pas gjykatesit dhe prokuroret me 2. Ne sondazh eshte kuotuar edhe menyra sesi kryhet korrupsioni dhe duket se qytetaret jane ata qe e nxisin vete kete fenomen. Shumica e tyre qe ze vetem 4.1 thone se kjo kerkese ka ardhur duke u nenkuptuar nga nepunesit civile ndersa 3.9 pohojne se kane dhene ryshfet sepse askush nuk ma kerkoi por e bera per te pershpejtuar proceduren. Ne sondazh 42.1 e te intervistuarve vleresojne si pozitive punen e qeverise 23.3 e vleresojne negativisht dhe 34.6 kane qendrim neutral. Nga te intervistuarit puna e opozites eshte vleresuar pozitivisht nga 23.6 negativisht nga 32.6 dhe 43.8 e te intervistuarve japin qendrim neutral per opoziten. Qellimi i ketij vezhgimi ishte te permblidhte mendimet e qytetareve shqiptare 18 vjec e siper rreth disa figurave politike shqiptare aktualitetit politik dhe rreth votimit ne zgjedhjet e ardhshme. Kampionet jane perzgjedhur nepermjet shtresezimit proporcional te shumefishte bazuar mbi gjinine grupmoshen prefekturen dhe rrethin e banimit ndare me tej ne zona rurale dhe urbane. Te dhenat lidhur me madhesite absolute dhe perqindjet e karakteristikave te siperpermendura jane marre nga INSTAT-i dhe i referohen vitit 2008. Popullimi eshte percaktuar duke u nisur nga shifrat e popullsise absolute per cdo prefekture mbi te cilat percaktohet fillimisht perqindja e popullsise 18 vjec e siper e me pas nderthuret me te dhenat mbi gjinine dhe moshen. Nga te intervistuarit 47.9 kane qene me arsim te mesem 34.7 me arsim te larte dhe 2.3 me master ose doktorature.