E Diel, 1 Nëntor 2026

Prefekti i Tiranes Nuk i shqyrtoj une vendimet e KRRT

Reagimi

Prefekti i Tiranes Keltis Kruja u eshte kunderpergjigjur akuzave te kreut te Bashkise se Tiranes. Rama tha se KRRT-ja e Tiranes eshte e bllokuar pasi prefekti eshte ne konflikt interesi sepse eshte personi qe shqyrton vendimet e KRRT-se. Edhe nje here kryetari part-time i bashkise tregoi se e drejton kete bashki ne mosnjohje te thelle te kuadrit ligjor tha prefekti Kruja nepermjet deklarates se tij. Me duhet ta informoj zotin Rama se me kerkese te Bashkise se Tiranes Gjykata Kushtetuese qe ne vitin 2006 me nje vendim te saj ia ka hequr institucionit te prefektit te qarkut te drejten e shqyrtimit te vendimeve te KRRT-se. Pra prefekti i Tiranes nuk eshte ne konflikt interesi ne lidhje me vendimet e KRRT-se tha Kruja.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›