E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria hap thesin per administraten. Paga e 13-te per nepunesit e dalluar

Shperblimet

Vjen lajmi i mire per 89 mije nepunes te administrates publike. Qeveria do te jape pagen e 13-te per punonjesit lsquoe dalluar 10 mije leke per gjithe administraten dhe 30 mije deri ne 50 mije leke per punonjesit qe per shkak te problemeve shendetesore u jane drejtuar spitaleve jashte Shqiperise. Vendimi eshte marre ne prag te miratimit te buxhetit 2011 nga Keshilli i Ministrave dhe eshte botuar ne Fletoren Zyrtare duke marre ne kete menyre te gjitha hapesirat per zbatim te plote ligjor.

Shperblimet per lsquote dalluarit

Ministrat dhe kreret e institucioneve do te percaktojne numrin dhe perzgjedhjen e personave qe do te perfitojne pagen e 13-te. Pervec kesaj kategorie shperblimesh te gjithe punonjesit e administrates publike do te perfitojne 10 mije leke shtese ne fund te muajit dhjetor. Kete here qeveria ka menduar edhe per nje tjeter kategori te administrates e cila nuk ishte aplikuar me pare. Per rastet e semundjeve te renda te punonjesit kur kerkohet nje nderhyrje shendetesore jashte vendit do te jepet nje pagese nga titullari i institucionit e diferencuar nga 30 mije-50 mije leke per cdo rast citohet ne vendimin me te fundit te Keshillit te Ministrave. Ne fondin e vecante i cili do te zere gjithsej 5 te fondit total te pagave eshte specifikuar se do te kete ndihma te menjehershme edhe per raste fatkeqesish. Perfshihen pagesat per rastet e vdekjes se punonjesit ose te nje anetari te familjes se punonjesit prinderit apo femijet kur bashkejetojne. Pagesa jepet nga titullari i institucionit e diferencuar nga 10 mije - 30 mije leke per cdo rast thuhet ne vendimin numer 929 te Keshillit te Ministrave. Po keshtu pagen e 13-te do ta perfitojne edhe ata punonjes qe do ta dalin ne pension pleqerie. Tatimoret do te jene me te privilegjuarit. Per Drejtorine e Pergjithshme te Tatimeve masa e shperblimit mund te jete deri ne dy paga mujore ne vit. Shperblimi mbi nje page mujore ne vit kushtezohet vetem per punonjesit qe kontribuojne drejtpersedrejti ne rritjen e te ardhurave tatimore pas miratimit te nje udhezimi te vecante per kriteret dhe rregullat e perfitimit te shperblimit i cili miratohet nga ministri i Financave thuhet ne vendimin e qeverise.

Kriteret

Shperblimi per rezultate te mira ne pune gjate vitit per cdo punonjes jepet i diferencuar nga drejtuesi i njesise se qeverisjes se pergjithshme por jo me shume se nje page mujore ne vit. Ky shperblim ne njesite e qeverisjes se pergjithshme te cilat jane ne fushen e veprimit te ligjit te sherbimit civil jepet i diferencuar ne baze te rezultateve individuale ne pune sipas parimeve dhe procedures se percaktuar ne legjislacionin e sherbimit civil dhe ne perputhje me fondin e shperblimit ne dispozicion. Gjithashtu ne njesite e qeverisjes se pergjithshme te cilat nuk perfshihen ne fushen e veprimit te ligjit te sherbimit civil shperblimi i punonjesve behet i diferencuar ne baze te performances se punonjesit por jo me shume se nje page mujore ne vit. Shperblimi i titullarit te njesise se qeverisjes se pergjithshme dhe fondeve speciale behet pas miratimit te eprorit te tij ose pas miratimit te organeve kolegjiale per ato njesi qe funksionojne me drejtim kolegjial. Ky shperblim jepet vetem ne muajin dhjetor te vitit aktual.

Vendimi

Fondi i vecante do te perdoret nga titullaret e institucioneve per pese motive. Shperblimin e punonjesve per rezultate te mira ne pune shperblimin e punonjesve ne fund te vitit kalendarik

shperblime te tjera te parashikuara me akte te tjera ligjore apo nenligjore dhenie ndihmash te menjehershme per raste fatkeqesish dhe per raste te tjera veprimtari social-kulturore thuhet ne vendimin e Keshillit te Ministrave. Ligji i nje viti me pare qe mban numrin e vendimit 1151 date 25.11.2009 Per krijimin dhe perdorimin e fondit te vecante eshte shfuqizuar per tu zevendesuar me nje ligj te ri.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›