PS themelon Akademine Politike
Partia Socialiste institucionalizon edukimin politik te ekipit te saj te ardhshem drejtues. Akademia Politike eshte materializuar dje si nje njesi qe do te kujdeset per pergatitjen e asaj qe quhet elita e se majtes moderne dhe vjen ne kete akt themelimi si projekt i perbashket mes fondacionit Qemal Stafa dhe fondacionit Friedrich Ebert. Ne krijojme nje hapesire te mundshme per perpunimin e mendimit politik dhe per kushtet ne te cilat e ka te nevojshme te perfshihet dhe te formohet nje gjenerate e re njerezish qe mund ta duan politiken por te cilet politika i tremb dhe i mban larg me barbarizmin e sotem deklaroi me kete rast kreu i Partise Socialiste Edi Rama. Ne fakt akti i djeshem ka rendesi te madhe pasi nese ai do te hyje realisht ne zbatim do te jete institucioni i pare qe merret me edukimin e mirefillte politik qe pas 20 vjetesh. Brezi i tanishem i njerezve qe drejtojne politiken pasi formulimi i saj ne parim eshte kryer qe para 20 vitesh ka ardhur ne skene nga rruge te ndryshme herendashhere spontanisht permes nje procesi rregullues te nje tregu politik ku perfill vetem realitetet lokale dhe shume pak cilesine e perfaqesimit. Nuk ka munguar ne aktivitetin ne fjale edhe nje kritike ndaj kundershtareve politike pa te cilet debati politik nuk mund ta plotesoje simetrine e vet. Kjo e djathte qe sot ne kemi perballe nuk eshte nje e djathte liberale nuk eshte nje e djathte qe qendron ne familjen e se djathtes konservatore amerikane apo europiane por eshte nje e djathte me synimin e kapjes se shtetit per interesat e pushtetit eshte shprehur Edi Rama ne nje riperkufizim te akuzave socialiste.