E Shtunë, 31 Tetor 2026

Partitë e mëdha u grabisin votat partive të vogla

Partitë e vogla denoncojnë vjedhjen e votës, e cila sipas tyre kalon për partitë e mëdha. Manipulimet e këtij procesi zgjedhor gjatë numërimit të votave, ka kaluar parashikimet e gjithsecilit. Kandidati i koalicionit Poli i Lirisë në Shkodër, Gilman Bakalli, denoncoi dje atë qe ai e quan vjedhje të votave të partive të vogla të cilat shkojnë për forcat e mëdha. Sipas tij, një rast flagrant është rasti i qendrës ku ka votuar ai dhe familja e tij, ku aty ka 0 vota për atë si kandidat. Bakalli theksoi se edhe në qendrat e tjera ku kanë votuar familjarë të tij dhe anëtarë të tjerë të LZHK-së nuk e kanë parë votën e tyre të figuruar gjatë numërimit. "Po na vidhen votat në mënyrë të pamëshirshme", u shpreh Bakalli, sipas të cilit e gjithë kjo ndodh në momentet e pushimit të grupeve të numërimit. Në të vërtetë, grupet e numërimit të votave kanë kërkuar disa herë pushime të njëpasnjëshme gjatë procesit të tyre të punës. Nuk mund të mohohet fakti se ata mund të jenë të lodhur gjatë këtyre ditëve, por pushimet e tyre në mes të procesit të numërimit të votave ka lënë vend për dyshime jo vetëm tek kandidatët për deputetë por edhe në opinionin qytetar. Shqetësimit të kandidatit për deputet në qarkun e Shkodrës, Gilman Bakalli, i është mbështetur edhe Kandidati për deputet i PBDNJ, Leonard Solis, i cili ka kërkuar rinumërim të votave në Tiranë, duke deklaruar se gjatë këtij procesi ka pasur manipulime të shumta në dëm të PBDNJ. Në emër të partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Solis gjatë një konference të shkurtër për shtyp ka bërë me faj për këtë Partinë Socialiste, me të cilën partia që ai përfaqëson është në koalicion. Kërkoj rinumërim të votave në të gjithë Tiranën, jo për të parë nëse unë do të jem ose jo deputet, por për të nxjerrë në dritë farsën e manipulimeve. Partia Socialiste ka keqpërdorur votën tonë, tha ai, duke shtuar se është i deziluzionuar me PS për keqpërdorimin e votës së tyre. Kjo tregon edhe një herë planet e kurdisura nga dy partitë e mëdha PD dhe PS, të cilët edhe pse nuk reshtin së akuzuari njëra tjetrën për manipulime, ato vetë janë të gatshme të vjedhin edhe votat e partive me të cilat kanë kërkuar bashkëpunim apo e cilësuar si koalicion. PS ankohet ditë natë se po u vidhet vota nga PD në pushtet, por në të vërtetë është pikërisht ajo që për të kërcyer në pushtet, nuk preferon të ndjekë rregullat e qarta të lojës, por skemat manipuluese.    

Last Updated on Tuesday, 30 June 2009 00:05

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›