E Shtunë, 31 Tetor 2026

DASH: Zgjedhjet, të rregullta dhe paqësore

Shtetet e Bashkuara përgëzojnë Shqipërinë dhe qytetarët e saj për zgjedhjet e 28 qershorit 2009. Një zëdhënëse e Departamentit amerikan të Shtetit,tha për "Zërin e Amerikës" se qytetarët e Shqipërisë meritojnë të lavdërohen që dolën në votime në një numër të kondiderueshëm dhe për zhvillimin e zgjedhjeve në mënyrë paqësore dhe me rregull.
Zhvillimi i zgjedhjeve, tha më tej zëdhënësja, përbën përparim real në krahasim me zgjedhjet e mëparëshme. Vlerësimi paraprak i OSBE/ODIHR-it vë në dukje se zgjedhjet në vetvete demonstruan përmirësime, por gjithashtu vërren se u konstatuan disa shkelje në procesin zgjedhor. Shtetet e Bashkuara i bëjnë thirrje qeverisë së Shqipërisë, tha zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit, t'i analizojë ato.
SHBA-ja e ka të qartë, përfundoi ajo, se qeveria e Shqipërisë është në përfundim të numërimit të votimve dhe përpilimit të listës së rezultateve dhe presin që ky proces të zhvillohet në të njejtën mënyrë të rregullt.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›