Socialistet avancojne ne Has dhe Tropoje
Zgjedhjet e 8 majit kane shenuar nje perparim te dukshem te socialisteve ne Qarkun e Kukesit duke marre disa nga njesite vendore qe jane njohur si bastione te PD-se. Harta elektorale ne Qarkun e Kukesit mund te vijoje te ndryshoje ende pasi akoma nuk jane numeruar votat edhe ne 12 komuna. Avancimi i socialisteve apo zbehja e ndikimit te PD-se ka ndodhur ne Tropoje dhe ne Has. Keshtu komunat Lekbibaj dhe Llugaj do te drejtohen nga socialistet Gezim Meshi dhe Vuksan ardaku te cilet kane fituar ndaj kandidateve te Aleances per Qytetarin te PD-se dhe aleateve. Ndryshe nga Komuna Llugaj e cila per here te pare fitohet nga e majta Lekbibaj edhe para kater vitesh eshte drejtuar nga socialistet. Komunat e tjera dhe Bashkia e Bajram Currit kane ruajtur drejtimin nga demokratet. Rezultati me i thelle ne kete rreth eshte shenuar ne Margegaj ku Rexhe Biberaj i PD-se ka marre mandatin e tij te trete radhazi duke mundur kandidatin e opozites me 82 te votave. Kjo komune perfshin luginen e njohur te Valbones si dhe disa fshatra ne afersi te Bajram Currit.