Musai: Bashkë me qeverinë do zgjidhim çështjen çame

Nimet Musaj, kandidat i Partisë për Drejtësië dhe Integrim në qarkun e Fierit, i ftuar në Ora News tha se PDI në qarkun e Fierit ka dalë fituese në zgjedhjet e 28 qershorit, dhe ka pasur presion nga PS-ja për të hequr këtë mandat. Sipas tij, në KZQZ 20 në Fier, komisioni zgjedhor mori dy kuti të fshatit Libofsh. Dy ditë më vonë komisionerët e PS-së hapën këto kuti, me urdhër partiak, dhe nxorrën tabelën e rezultateve. "Dhe 340 votat e këtyre kutive i kaluan PS-së, duke kaluar kështu mandatin e PDI-së tek PS-ja", tha ai.
Musai theksoi se PDI ka besim se mandati i saj do t'i kthehet. Ai tha se PDI do japë kontributin e saj për liberalizmin e vizave për gjithë shqiptarët.
Kandidati i PDI-së në Fier, pohoi se qëllim të parë kjo parti ka zgjidhjen e çështjes së mandatit, ndërsa posti ministror për këtë parti i takon një vendimi të Berishës. Musai theksoi se nuk do bëjë asnjë tratativë vetëm se me Berishën dhe PD-në.
PDI-ja, sipas tij, do të bëjë gjithçka është e mundur në bashkëpunim edhe me faktorin ndërkombëtar për zgjidhjen e çëshjten çame. "Ne përfaqesuesit e saj do luftojmë bashkë me qeverinë për të realizuar brenda standardeve zgjidhjen e çëshjtes çame". Lidhur me komentet se PDI-ja është parti antikushtetuese, Nimet Musai tha se ajo është parti ligjore, nuk është thjesht parti e çamëve, por ka në plan të parë problemin kombëtar. Kandidati i PDI-së në Fier tha se ka qenë PD-ja që i ka dhënë më shumë ndihmë zgjidhjes së çështjes çame.