E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident ne Lezhe, 4 viktima

Nje aksident i rende automobilistik i ka marre jeten nje 45-vjecari dhe nje gruaje, ndersa jane plagosur dy persona te tjere. Artan Ceka nuk ka mundur t'u mbijetoje plageve te shkaktuara nga perplasja ndermjet dy veturave, me targa TR 7770 A dhe LE 6176 A. Ne aksident kane mbetur te plagosur Flora Nderca, Sajmir Keci dhe Zef Simoni. Ngjarja ka ndodhur rreth ores 12:30 te dites se djeshme, ne aksin rrugor Fushe Kruje-Lezhe. Burime nga Drejtoria e Policise se Qarkut te Lezhes bejne te ditur se nje nga te plagosurit, Flora Nderca, ishte ne gjendje kritike per jeten. Ajo ka marre ndihmen e pare ne spitalin civil te Lezhes, por gjendja e saj nuk eshte permiresuar. Ne keto kushte, viktima eshte derguar ne Spitalin Ushtarak te Tiranes. Burime nga personeli mjekesor bene te ditur se gruaja ka nderruar jete, me gjithe terapine intensive. Sipas policise, nga hetimet e para ka rezultuar se shkak i perplasjes ka qene shpejtesia e madhe me te cilen udhetonin drejtuesit e te dyja automjeteve.
Ardian Bushi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›